Kodi i referencës | aqshf_i3_sk00006 |
Titulli | Gjakftohtësia |
Autori | Kinostudio «Shqipëria e Re» |
Viti | |
Kategoria | Skica kostumesh |
Kroma | Me ngjyra |
Përmasat (në centimetër) | 40 x 28.5 |
Abstrakt | Skicë kostumi e dizejnuar me dorë për personazhin Silva në projektin e filmit “Gjakftohtësia”, film që nuk u realizua, me skenar nga Bashkim Shehu bazuar në novelën e Ismail Kadaresë. Prodhimi i filmit u ndërpre për shkak të vdekjes dhe denoncimit të mëpasshëm të kryeministrit Mehmet Shehu. Skenarin e filmit “Gjakftohtësia” e kishte shkruar Bashkim Shehu, djali i kryeministrit të vdekur. Bashkim Shehu u arrestua në vitin 1981. |
Shënime | Vizatim origjinal me laps dhe bojë për personazhin femër, Silva, në gjendje shumë të mirë. Skica paraqet 2 fustane për personazh femër. Njëri është ngjyrë blu me xhaketë bezhë. Vizatimi është i ngjitur mbi formatin e skicës. Në pjesën e pasme të skicës është vizatimi i një bluze. Skica ka firmën e miratimit nga regjisori Kujtim Çashku dhe drejtori i Kinostudios, Todi Bozo. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article