Kodi i referencës I/1-93
Titulli Zhurnal Nr. 5, 1958
Suzhet 1 Dekreti mbi zgjedhjet. Gazetat shkruajne per dekretin e Kuvendit Popullor mbi zgjedhjet. Ne nje mbledhje te Frontit Demokratik flet Fadil Pacrami, sekretar i pergjithshem i Frontit Demokratik. Enver Hoxha, ne fjalen e tij, tregon rendesine e madhe te zgjedhjeve. Ne presidium jane dhe Pilo Peristeri, Medar Shtylla, Spiro Koleka, etj.
Suzhet 2 Metoda e shpimit me turbine. Para pak kohe u vu ne shfrytezim nje metode e re shpimi e puseve me turbine. Naftetaret sovjetike te ardhur per kete pune ndihmojne naftetaret tane. Kjo metode ndihmon ne ruajtjen e makinerive.
Suzhet 3 Konferenca per shtimin dhe permiresimin e lopes. Me 22-23 Mars u mblodh ne Tirane konferenca per shtimin dhe permiresimin e saj. Konferencen e hapi Gogo Nushi. Ministri i Bujqesise, Maqo Como, flet. Flasin diskutante te ndryshem. Pastaj e merr fjalen Enver Hoxha dhe flet mbi disa ceshtje te rendesishme te bujqesise e blegtorise. Jane te pranishem edhe Mehmet Shehu, Gogo Nushi.
Suzhet 4 Mengjesi ne uzine. Punetoret e uzines “Enver”, ne mengjes, para fillimit te punes bejne gjimnastiken e mengjesit. Punetori Ismail Reka jashte orarit te punes drejton ushtrimet akrobatike te pioniereve ne pallatin e kultures “Ali Kelmendi”.
Suzhet 5 Ekspozita nga jeta e gruas. Ne Tirane u hap ekspozita nga jeta e gruas qe paraqet jeten e gruas ne jeten ekonomike dhe politike te vendit si dhe gruan si nje amvise e mire. Ne ekspozite tregohen dhoma te shtruara bukur, si: dhoma e ngrenies, pritjes dhe fjetjes. Nje kend i ekspozites i kushtohet kozmetikes se gruas. Dokori Kadri Kerciku u flet grave per artikujt kozmetike.
Suzhet 6 Kori dhe orkestra e Liceut Artistik kendojne dy kenge popullore te perpunuara. Nxenesit e liceut artistik “Jordan Misja” pergatiten per mbremjen shqiptaro-sovjetike. Kori i vajzave pioniere dhe orkestra duke kenduar.
Suzhet 7 Neper bote. Moske, nje traktor qe drejtohet pa shofer por me anen e nje automati.
Suzhet 8 Barcelone, Spanje. Nga mungesa e kanalizimeve behet nje permbytje e madhe ne qytet.
Suzhet 9 Japoni, shperthimi i nje vullkani prane qytetit Hiroshima.
Suzhet 10 Keln, Gjermania Perendimore. Shfaqje cirku me akrobaci ne lartesi te medha, interesante per spektatoret por e rrezikshme per artistet.
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operator Sokrat Musha, Agim Fortuzi, Hamdi Ferhati, Jani Nano
Montazhier Xhanfise Keko
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1958
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit