Filmi “Guximtarët” (1970), me regji nga Gëzim Erebara, restaurohet falë mbështetjes nga Banka Credins.
- Eriona Vyshka
- 14/07/2026
- 0 Comment

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka kënaqësinë të lajmërojë premierën e variantit të restauruar të filmit artistik “Guximtarët” (1970), me regji nga Gëzim Erebara.
Premiera mbahet më 16 korrik 2026, ora 19:00, në Kinema DRITA, në AQSHF për të përjetuar në ekranin e madh një nga filmat e dashur të kinematografisë shqiptare, tashmë i rikthyer në një cilësi të re falë procesit të restaurimit digjital.
Restaurimi i filmit është një hap i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kinematografike. Ai i jep jetë të re veprave që kanë formësuar kujtesën kulturore të vendit, duke ua përcjellë ato brezave të rinj në cilësinë që meritojnë dhe duke garantuar ruajtjen e tyre për brezat që do të vijnë.
Ky restaurim është punuar në studiot e Augustus Color në Romë dhe është bërë i mundur falë mbështetjes financiare të Bankës Credins, të cilën e falënderojmë me mirënjohje të veçantë për besimin dhe kontributin e saj në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Mbështetja e partnerëve që investojnë në kulturë është thelbësore për të sjellë përsëri në jetë veprat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare.
Festojmë së bashku rikthimin në ekran të filmit “Guximtarët”, një film që, falë restaurimit, do të mund të shijohet nga publiku në cilësinë që meriton.
GUXIMTARËT
Prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, 1970
Regjisor: Gëzim Erebara
Skenarist: Flamur Topi
Kompozitor: Robert Radoja
Operator: Saim Kokona
Piktor: Bujar Zajmi
Regjisore montazhi: Marika Vila
Zëri: Koço Tollko
Aktorë: Artan Santo, Mevlan Shanaj, Edmond Gezdari, Agim Mujo, Zana Turku, Kujtime Disha, Adrian Devolli, Leonard Dalliu, Bajram Matjani, Niko Hobdari, Tinka Kurti, Demir Hyskja, Sander Prosi, Skender Ceka, Lazarin Mazreku, Serxho Pistuli, Myzejen Njala, Xhoxhi Busho.




