Kodi i referencës I/1-91
Titulli Zhurnal Nr. 3, 1958
Suzhet 1 Ekspozita e energjise atomike. Ne Tirane u hap ekspozita “Energjia atomike sovjetike per qellime paqesore”. Shiritin e inagurimit e pret Enver Hoxha. Maketi i nje centrali atomik, aparate te ndryshme matje, aparati qe perdoret ne mjekesi per lokalizimin e tumorit ne tru, aparat per zbulimin e rrezeve gama te futura ne bime, veshje e posacme qe mbron njeriun nga rrezatimet atomike. Dhoma me duar metalike qe komandohen nga distanca.
Suzhet 2 Traktoret sovjetike. Ne portin e Durresit anijet sovjetike sjellin traktore dhe vegla te tjera bujqesore. Shkarkimi me vinc dhe puna e traktoreve ne fusha.
Suzhet 3 Ne ndermarrjen shteterore bujqesore “Gjergj Dimitrov” ne Tirane. Harta e zonave rreth Tiranes. Kryeagronomi i ndermarrjes Abedin Cici dhe agronome te tjere shohin ne harte planin e vreshtave. Buldozeret sheshojne token dhe traktoret e bejne gati per mbjellje, mbillen fidanet te cilet jane sjelle nga Bullgaria.
Suzhet 4 Fabrika e qelqit ne Tirane. Ne Tirane, prane kombinatit tekstilit “Stalin” eshte ngritur fabrika e qelqit. Lenda e pare e saj eshte nje lloj rere qe merret ne kodrat afer, reparti i fryrjes dhe gjithe repartet e fabrikes me radhe. Ketu ndihmon mjeshtri Polak Leonard Cad. Prodhimi i gotave prej qelqi.
Suzhet 5 Doktoresha Hena Dino. Ne Shkoder ne nje nga institucionet shendetesore per femije punon doktoresha e re Hena Dino. Ajo punon me zell per shendetin e femijeve dhe eshte shembull.
Suzhet 6 Ne 23 shkurt zhvillohet nje gare ciklistike ne itinerarin Tirane – Durres e kthim me pjesemarrjen e cikliseve te kryeqytetit. Fillimisht ciklistet ecin ne grup, pershkojne itinerarin ne qytete dhe ne stadiumin e Tiranes nisin shkeputjet nga shoket. Vendin e pare e zuri ciklisti Bilal Agalliu.
Suzhet 7 Ekskursion ne malin e Tomorrit. Me rastin e 23 shkurtit, studentet e Universitetit, bejne nje ekskursion aplinistik ne Cuken e Tomorrit, studentet ngjiten ne maje te malit, pamje e maleve me debore nga lart.
Suzhet 8 Neper bote. Bashkimi Sovjetik. Prova e pare e aeroplanit turbo reaktiv me 220 pasagjere. Aeroplani i ngjitur lart mund te udhetoje distancen Moske – Pekin pa u ulur.
Suzhet 9 Zbutesi i kafsheve ne cirk, ushtrime te hipopotamit dhe lodra me gjarper boa.
Teksti Fadil Kokomani
Regjisor
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operatorë Agim Fortuzi, Jani Nano, Hamdi Ferhati
Montazhier Xhanfise Keko
Zëri Ismail Balla
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1958
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 13
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit