Kodi i referencës I/2-656
Titulli Populli ne kembe, Partia ne balle
Sinopsi Pamje e qyteteve nga avioni, fusha te sistemuara, taraca. Pamje nga Azotiku, treni qe kalon ne Metalurgji. Shkrirje e metalit, metalurget duke punuar. Pamje e shtepise se veteranit naftetar Celo Shako Brokri. Gruaja e tij dhe femijet qe punojne ne pune te ndryshme, njeri tornitor, tjetri ushtar, vajza punon ne are, tjetra rrobaqepese. Celua me shoket e tij te vjeter shkojne te ndihmojne me te rinjte. Ne gryke te pusit naftetaret duke punuar. Djali i madh i tij inxhinier ne Ballsh duke drejtuar punimet. Pamje e Ballshit. Treni duke ecur. Rruge te Korces. Studentet duke degjuar leksionet ne Universitet. Studentet qe nisen per ne aksion. Studentet duke punuar ne ndertimin e hekurudhes Prrenjas – Guri i Kuq. Enver Hoxha ne mes te te rinjve aksoniste. Bisedon me ta. Nene Shemsia, e ema e Muhamet Shehut i cili u hodh ne zjarr per te shpetuar pronen socialiste, ne Kukes, pret niperit e saj. Bisedon me ta dhe u tregon per te birin. Pamje e rrugeve dhe ndrtesave te Kukesit te ri. Monumenti ne varret e deshmoreve. Ura e Kukesit. Djali i nene Shemsijes duke punuar atje. Pamje e Fierzes. Petrit Radovicka duke biseduar me punetoret. Makinat duke transportuar dhe’. Pamje nga punimet e Fierzes. Puntorei Xhem Peca duke punuar ne tunel. Xhema duke ecur me shoket. Xhema pranohet ne Parti,i japin teseren. Gjeologet duke biseduar me fshataret. Pensionisti Kamber Durici (hero i punes socialiste) u ndihmon gjeologeve per te gjetur mineralin. Ne laborator behen analizat. Ne institutin e projektimeve te minierave. Minatoret duke punuar ne galeri. Vagonat me qymyr duke dale nga tuneli. Punetoret duke studiuar ne klub. Ndertime te ndryshme ne veprat industriale. Hoteli i madh i Tiranes ne ndertim e siper. Pionieret duke ecur ne rreshta. Shkojne ne shtepine ku u themelua Partia. Shoku Enver duke u takur me malesoret. Bisedon e perqafohet me ta. Spiro Lera (hero i punes socialiste) duke ngare makinen. Dritero Agolli (kryetar i lidhjes se shkrimtareve) duke punuar token me qe. Ai duke kenduar me fshataret. Pamje e Myzeqese. Profesor Sema duke lexuar gazeten ne tren. Zbret ne fshatin e tij, ne kooperativen bujqesore”Agimi” Fier. Traktoret duke punuar token. Xha Profi duke dal nga shtepia. Ai merr pjese ne mbledhjen e kryesise. Shkon edhe punon per ndertimin e shtepise se kultures. Femijet e Xha Profit qe merren me punera te ndryshme. Njeri gjeometer, djali tjeter merret me pemet. Nusja e tij merret me lopet. Femijet duke luajtur ne oborrin e shkolles. Xha Profi merr mbesen e tij nga kopshti. Autokombajnat qe ecin neper rruge varg pas njera-tjetres. Korrje gruri, sera me domate, mbledhje pambuku, korrja e misrit. Kryetarja e kooperatives se Kemishtajt, Themie Thomai, duke punuar. Zhveshje misri. Pamje e qytetit te Korces. Vajzat duke punuar ne trikotazh. Mulliri duke bluar, fabrika e bukes. Qendra llogaritese, nenstacioni i tensionit te larte. Metalurget duke shkrire metalin. Uzina e telit ne Shkoder. Monumenti i Pavaresise ne Vlore. Vajza te reja duke punuar bakrin. Fabrika e llampave ne Vlore. K/inxhinierja e fabrikes Olimbi Myshkeri duke punuar. Babai i saj duke zene peshk (Ymer Myshkeri). I vellai Lutfiu duke fluturuar me avion. Pamje e detit. Radar, arme e rende, topi qe behet gati per qitje. Anije ne lundrim, tanke ne fushe, zborista duke bere stervitje. Vjelje agrumesh, lule, qytete. Studentet ne shkollen e partise duke studiuar. Gazetat e huaja qe flasin per vendin tone. Njerez duke lexuar projekt-kushtetuten. Parada e 1 Majit. Enver Hoxha duke pershendetur. Peizazh hidrocentrali, parcela te sistemuara, taraca.
Çmime Fitues i cmimit te pare ne festivalin e II te filmit dokumentar.
Skenarist Llazar Siliqi, Endri Keko
Teksti
Regjisor Endri Keko
Formulimi muzikor Mira Mecule
Operator Jovan Kondakci
Piktor
Montazhiere Manushaqe Halili
Zëri Fahri Jukniu
Kategoria Dokumentare
Kroma Me ngjyra
Viti i prodhimit 1976
Viti i premierës 1976
Numri i akteve 5
Kohëzgjatja (në minuta) 36
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Neper Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit