Kodi i referencës | I/1-533 |
Titulli | Kinoditari Nr. 46, 1969 |
Suzhet 1 | 25 Vjetori i Brigades se 9-te sulmuese. Pamje e vendit ku 25 vjet me pare u formua brigada e pare sulmuese ne fshatin Lozhan te Korces. Merr pjese Petrit Dume e Mihallaq Zicishti. Duket lapidari kushtuar deshmoreve te brigades. Ish partizanet e kesaj brigade vijne ne qytetin te cilin ata e cliruan. Vendosin kurora ne varret e deshmoreve. Ish Komandanti i brigades, Irakli Bozo, i paraqet forcen Petrit Dumes. Mitingun e hapi Mihallaq Zicishti. Pershendet dhe Petrit Dume. Partizanet parakalojne. (97.70m) |
Suzhet 2 | Inagurimi i lapidarit te aksionit te cetes se Dajtit kunder autokolones se gjermaneve (Qafe Krrabe) Tirane. Ne inagurim marrin pjese Kico Ngjela, Piro Dodbiba dhe P. Kosta. Duken kodrat rreth e perqark dhe lapidari. U organizua nje miting ku foli Piro Dodbiba. Pjesemarresit degjojne. Pionieret duke bere roje nderi. Pamje e lapidarit. (19.30m) |
Suzhet 3 | Ndertimi i fabrikes se bojrave te vajit ne Tirane. Pamje nga ndertimi i fabrikes dhe montimi i makinerive te cilat behen paralel. Duken specialistet tane dhe ata kineze duke montuar. Duken makinerite e montuara. (37.90m) |
Suzhet 4 | Vjelja e geshtenjave ne NBSH e geshtenjave ne Tropoje. Suzheti celet me nje melodi ciftelije. Duken bjeshket e mbuluara me dru geshtenje. Gra e burra vjelin e transportojne geshtenja. Duket nje grumbull i madh geshtenjash te qeruara. Kooperativistet duke seleksionuar geshtenjat. (32.20m) |
Suzhet 5 | Inagurimi i qendres turistike sportive Dajti, Tirane. Duken panorama te bukura te malit te Dajtit. Ne inagurim kane ardhur Adil Carcani, Manush Myftiu, Abdyl Kellezi, Fadil Pacrami, Thoma Deliana, Agim Mero etj.Thoma Deliana pret shiritin. Ne ceremonine e inagurimit flet Sabri Pilikati. Duket fusha e volejbollit dhe e basketbollit ku zhvillohen ndeshjet. (43m) |
Teksti | Halil Kamberi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Nina Harito |
Operator | Agim Fortuzi, Hamdi Ferhati |
Montazhiere | Irena Spahiu |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1969 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 8 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article