Kodi i referencës I/3-246
Titulli Edeni i braktisur
Sinopsi Ngjarjet zhvillohen në një fshat në jug të Shqipërisë të mbushur vetëm me pleq ku nuk ka më as gezim, as buzëqeshje por vetëm rroba të zeza, ndërtesa të vjetra dhe det. Një ditë në fshat gjendet një fëmijë i braktisur që sjell lumturinë mes pleqve. Ai erdhi vërtet si engjëll nga qielli. Por fëmija zhduket ashtu papritur si u shfaq, e në fshat bie zia.
Viti i prodhimit 2002
Viti i premierës 2002
Çmime  
Skenarist Roland Gjoza
Regjisor Eno Milkani
Kompozitor  
Operator Mihal Vojkuvka
Skenografia dhe Kostumografia Arben Basha
Montazhier Eno Milkani
Zëri Spiro Konduri, Arben Meçe
Aktorë Lilo Lani, Anastasia Gjikondi, Ksanthipe Qesari, Theodhora Katiu, Merita Dhrami, Kandia Dhrami, Monika Thanasi, Thimia Reci, Klearko Foto, Sokrat Dedi, Athina Naci, etj.
Kategoria Film artistik
Kroma Me ngjyra
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 21
Vendi i prodhimit Shqipëri
Vendi i xhirimit Qeparo
Producenti Besnik Bisha, B&G FilmPro
Përshkrim i detajuar i planeve Pamje të fshatit të braktisur. Shtëpi të kthyera në gërmadhë. Plaka duke shtypur kafe në gur. Plaku duke dredhur duhan. Një plakë duke tjerrë lesh në furkë. Plaka duke bërë kafe. Pamje e varrezave të fshatit. Këmbana. Rroba të zeza të varura në tel. Bie këmbana. Plakat që dalin për të parë çfarë ka ndodhur. Dëgjohet një zë fëmije. Fshati mblidhet për të vendosur çfarë do të bëhet me fëmijën. Të gjithë pleqtë që kanë mbetur në fshat i gëzohen fëmijës që erdhi pa pritur dhe nuk dihet nga ku. Gratë duke punuar çorape. Fshati fillon të ringjallet e të gjithë merren me fëmijën. Panoramë e fshatit. Puna e përditshme e plakave. Gatimi i bukës, rregullimi i mureve të rrënuara. Gratë me djalin shkojnë ta pagëzojnë. Pamje e kishës brenda. Ikonat, ujëvarë, mushkat që ecin nëpër gurë. Ujë që rrjedh. Mishi që piqet në hell. Fëmija qesh. Festa e fshatit për pagëzimin e fëmijës. Burrat që këndojnë. Këmbë që ecin nëpër rrugë. Fëmija që fillon të qajë. Një burrë largohet me fëmijën. Njerëzit e shqetësuar. Rrobat e bardha të varura. Djepi bosh. Plaka e trishtuar. Fshati që ecën pas plakës për të kërkuar djalin. Një triko që fillon të çthurret. Fijet e leshit nëpër makije. Kurora e pagëzimit në breg të detit. Plaka që e gjen. Djali tashmë është zhdukur pa pritur, siç dhe erdhi. Në fshat bie zia.
© Copyright B&G FilmPro