Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Gjeneral Gramafoni

April 20 @ 19:00 - 21:00

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

« …çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.» (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.56)

« Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.61)

« Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale. »

Details

Date:
April 20
Time:
19:00 - 21:00
Event Category:
Event Tags:

Venue

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Rruga « Aleksandër Moisiu »
Tirana, Tirana 1012 Albania
+ Google Map
View Venue Website
Book to AQSHF
Watch a motion picture in AQSHF's cinema, or plan a tour to know more about us, or use our archive docs & records for studying.
BOOK
This website is still under construction.
IMPORTANT NOTICE!
Check it out
IMPORTANT NOTICE!
This website is still under construction.