Kodi i referencës | I/3-246 |
Titulli | Edeni i braktisur |
Sinopsi | Ngjarjet zhvillohen në një fshat në jug të Shqipërisë të mbushur vetëm me pleq ku nuk ka më as gezim, as buzëqeshje por vetëm rroba të zeza, ndërtesa të vjetra dhe det. Një ditë në fshat gjendet një fëmijë i braktisur që sjell lumturinë mes pleqve. Ai erdhi vërtet si engjëll nga qielli. Por fëmija zhduket ashtu papritur si u shfaq, e në fshat bie zia. |
Viti i prodhimit | 2002 |
Viti i premierës | 2002 |
Çmime | |
Skenarist | Roland Gjoza |
Regjisor | Eno Milkani |
Kompozitor | |
Operator | Mihal Vojkuvka |
Skenografia dhe Kostumografia | Arben Basha |
Montazhier | Eno Milkani |
Zëri | Spiro Konduri, Arben Meçe |
Aktorë | Lilo Lani, Anastasia Gjikondi, Ksanthipe Qesari, Theodhora Katiu, Merita Dhrami, Kandia Dhrami, Monika Thanasi, Thimia Reci, Klearko Foto, Sokrat Dedi, Athina Naci, etj. |
Kategoria | Film artistik |
Kroma | Me ngjyra |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 21 |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Vendi i xhirimit | Qeparo |
Producenti | Besnik Bisha, B&G FilmPro |
Përshkrim i detajuar i planeve | Pamje te fshatit te braktisur. Shtepi te kthyera ne germadhe. Plaka duke shtypur kafe ne gur. Plaku duke dredhur duhan. Nje plake duke tjerur lesh ne furke. Plaka duke bere kafe. Pamje e varrezave te fshatit. Kembana. Rroba te zeza te varrura ne tel. Bie kembana. Plakat qe dalin per te pare cfare ka ndodhur. Degjohet nje ze femije. Fshati mblidhet per te vendosur cfare do te behet me femijen. Te gjithe pleqte qe kane mbetur ne fshat i gezohen femijes qe erdhi pa pritur dhe nuk dihet nga ku. Grate duke punuar corape. Fshati fillon te ringjallet e te gjithe merren me femijen. Panorame e fshatit. Puna e perditeshme e plakave. Gatimi i bukes, rregullimi i mureve te rrenuara. Grate me djalin shkojne ta pagezojne. Pamje e kishes brenda. Ikonat, ujvare, mushkat qe ecin neper gure. Uje qe rrjedh. Mishi qe piqet ne hell. Femija qesh. Festa e fshatit per pagezimin e femijes. Burrat qe kendojne. Kembe qe ecin neper rruge. Femija qe fillon te qaje. Nje burre largohet me femijen. Njerezit e shqetesuar. Rrobat e bardha te varura. Djepi bosh. Plaka e trishtuar. Fshati qe ecen pas plakes per te kerkuar djalin. Nje triko qe fillon te cthuret. Fijet e leshit neper makije. Kurrora e pagezimit ne breg te detit. Plaka qe e gjen. Djali tashme eshte zhdukur pa pritur, sic dhe erdhi. Ne fshat bie zia. |
© Copyright | B&G FilmPro |
Share This Article