Kodi i referencës | I/2-60 |
Titulli | Vizite miqesore |
Sinopsi | Ne film ka kuadro nga lufta e popullit vjetnamez per clirimin e vendit ne vitin 1954. Ho Shi Min tregon planet e luftes dhe shkon neper fshatra duke u takuar me fshatare, gra femije. Tirana ka levizje te madhe. Ne gusht 1957 vjen per nje vizite, presidenti i Vjetnamit, Ho Shi Min qe pritet ne aeroport nga Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Beqir Balluku, Rita Marko, Haki Toska etj. Neper rruget e kryeqytetit populli brohoret per miqte vjetnamez. Viziten e pare delegacioni e beri ne seline e Presidiumit te Kuvendit Popullor. Ata bejne nje vizite ne varret e deshmoreve ku vendosin nje kurrore. Ne seline e Komitetit Qendror te Partise vazhdojne bisedimet dy paleshe. Marrin pjese Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Pilo Peristeri, Spiro Koleka, Rita Marko, Ramiz Alia. Delegacioni viziton kombinatin e tekstileve “Stalin”. Ne nje fshat Ho Shi Min pritet me buke e kripe sipas tradites. Ne Durres delegacionit i bejne nje pritje te perzemert dhe me vone vizitojne kampin e pionereve. Pionieret i dhurojne Ho Shi Minit shallin e tyre te kuq. Vizita e delegacionit ne qytetin “Stalin” dhe ne kooperativen bujqesore “Jeta e re”. Fshataret duke hedhur valle. Presidiumi i Kuvendit Popullor dekoron Ho Shi Minin me urdherin e larte “Skenderbeu”Ne mitingun e madh te organizuar ne Tirane pershendet popullon shqiptar Ho Shi min. Pas 4 dite qendrimi ne Shqiperi delegacioni vjetnamez niset pere ne atdhe. Ne aeroport ata percillen nga Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere te Partise dhe te Shtetit Shqiptar. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | |
Operator | Jani Nano Agim Fortuzi Pashko Como |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1957 |
Viti i premierës | 1957 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article