| Kodi i referencës | I/1-485 |
| Titulli | Sport Nr. 3, 1968 |
| Suzhet 1 | Futboll, Vllaznia – Genclerbirligi e Turqise. Ne stadiumin e qytetit te Shkodres u zhvillua ndeshja nderkombetare e futbollit midis skuadres vendase Vllaznia dhe skuadres turke Genclerbirligi, e vlefshme per kupen ballkanike. Pjesa e pare 0-0. Ne pjesen e dyte, Zhegu shenon nje gol 1-0 ne favor te skuadres vendase. (78.30m). |
| Suzhet 2 | Ciklizem. Per nder te pervjetorit te krijimit te forcave te kufirit, ciklistet me te mire te vendit zhvilluan nje gare kombetare ciklistike ne itinerarin Tirane-Shkoder-Durres-Vlore-Tirane. Ecja eshte 45-50 km ne ore. Ciklisti shkodran shkeputet nga shoket dhe ecen perpara. Ne te hyre te Shkodres zhvillohet nje lufte e forte sportive. Ciklisti i 17 Nentorit, Gazheli, del fitues. (134.80m). |
| Suzhet 3 | Shkoder-Durres. Etapa e dyte e gares perfshin rrugen Shkoder-Durres 124 km. Ne Durres vijen e mberritjes e kalon i pari Berisha i Dinamos. |
| Suzhet 4 | Durres-Vlore. Ne kete qytet vijen e mberritjes e kalon Berisha i Dinamos. |
| Suzhet 5 | Vlore-Tirane 124 km i gjate. Ciklisti Moriqi tregon vendosmeri per fitoren dhe perpiqet qe te arrije i pari ne kryeqytet. Ne stadiumin”Qemal Stafa” te Tiranes te mbushur me spektatore Muriqi i arrin qellimet ai hyne i pari ne satdium i prtitur me duartrokitje. |
| Suzhet 6 | Parashutistet. Nje grup te rinjsh te Institutit te Kultures Fizike “Vojo Kushi”, midis te cileve 4 te reja te qeshura e te gezuara, entuziaste dhe te vendosura. Te rinjte hipin ne helikopter, motoret ndizen dhe helikat fillojne te rrotullohen. Te rinjte njeri pas tjetrit drejtohen tek porta e helikopterit per t’u hedhur nga qielli. 9 parashuta hapen lart ne hapesire dhe zemrat e te gjitheve gufojne nga gezimi. Parashutistet priten me perzermersi nga sportdashesit e shumte. (61.70m). |
| Teksti | Ismet Bellova |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Mira Mamaqi |
| Operator | Agim Fortuzi, Petraq Lubonja, Hamdi Ferhati, Ilia Terpini, Rakip Zeneli |
| Montazhier | Agim Fortuzi |
| Zëri | Vangjel Leka |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1968 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




