Kodi i referencës I/2-22
Titulli Shqiperia
Sinopsi Filmi fillon me panorama te shumta te maleve, bregdetit, lumenjve, liqeneve. Ne qiell fluturon shqiponja. Pamje te kalave te Butrintit e Apollonise. Harta e Shqiperise. Muzeu i shkencave arkeologjike. Pamje e kalave se Gjirokastres dhe Krujes. Ne biblioteken kombetare ne Tirane, ne mes te librave te ndryshem, eshte edhe “Historia e Skenderbeut”. Ne varret e deshmoreve pioneret cojne kurora me lule. Nenat e deshmoreve, qajne ne varret e djemve te tyre. Perpara Komitetit Qendror te Partise, jane varret e Anetareve te K.Q. . Ne muzeun e luftes NCL, ndodhet si kujtim dhe’ nga Stalingradi. Debore qe shkrihet. Dite te bukura maji. Populli feston i gezuar festen e 1 Majit. Ne tribune qendrojne udheheqesit: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Mehmet Shehu, Rita Marko, Manush Myftiu, Spiro Koleka. Ne qytetin e naftetareve puna vazhdon. Brigada e Petro Olldashit qendron ne pararoje. Kuadrot qe kane studiuar jashte, si Ramiz Xhabia, bejne qe te rritet prodhimi i naftes. Ne familjen e Veli Allabajt jetojne te gezuar. Paraqitet puna e madhe qe behet neper miniera te ndryshme te vendit tone. Minatoret Bardhok Guraci, Ndue Gjeta dhe inxhinieri metalurg Hajredin Kumbara, gjate punes. Miniera e Bulqizes, teleferiku. Pyjet e Pukes ku pritet lende druri, sharrat qe presin dhe fabrika e kompesatos. Treni i ngarkuar me lende druri. Ne fabriken e kompesatos punon punetori Preng Nikolla. Gjeolloget shqiptare studiojne disa gure. Vendi kudote ndrihet hidrocentrali mbi lumin Mat. Inxhinieret sovjetike bejne matjen e rrymes se ujit, ndertohen barakat ku do te rrine vullnetaret. Zhvillohet Kongresi i dyte i B. R. P. SH. Flet ne Kongres Enver Hoxha. Marrin pjese edhe Beqir Balluku, Gogo Nushi. Kamionat me vullnetarenisen per ne hidrocentral. Fillojne punimet. Brigada e Shaban Xhemes duke punuar. Ne Tirane ka perfunduar hidrocentrali “Lenin”, duken shtyllat e tensionit te larte. Ne Kombinatin e tekstilit “Stalin” punetoret e dalluara, Pandora Nakuci dhe Sanije Salicaj, jane duke punuar. Ne Kombinatin e tekstileve, pamje nga reparti i ngjyrosjes dhe i metrimit. Fabrika e zhveshjes se pambukut ne Fier. Pamje nga Shkodra dhe fabrika e duhanit atje. Korca dhe grate qe punojne per thurjen e qilimave. Fabrika e sheqerit ne Maliq. Pamje nga Elbasani dhe hekurudha e tij. Fshatare qe hipin ne tren. Kombinati i drurit “Spiro Nako” ne Elbasan. Ne portin e Durresit shkarkohet vaporri sovjetik qe sjell traktore. Ne fushe punojne traktoret. Inaugurohet kanali Peqin-Kavaje. Sh. Hysni Kapo pret shiritin e inaugurimit. Fshataret futen ne kanal. Dropullitet tani mbushin uje ne cezma. Ne fushat eksperimentale te Tiranes, Adem Aliu shpjegon mbi grurin. Pamje e kenetave te Maliqit. Por ne Maliq tani po thahen kenetat, hapet kanali dhe me ne fund shihet ferma bujqesore e Maliqit. Ne fushat me panxhare te Rrembecit ka ardhur sekretaria e pare e Partise per rrethin e Korces, Katina Starja. Anetare te Institutit te Shkencave si Kole Paparisto, etj, shohin kullotat e bagetive dhe barinjte qe ushqejne kafshet. Qendra zooteknike ne Shkoder. Ne Dobrac, familja Rama jeton ne menyre te kulturuar. Ne Dobraç ka salla leximi. Fotografi te beut qe shfrytezonte fshataret. Fshataret me pare e punonin token me parmende, sot, ka stacione te makinave dhe te traktoreve. Ne fushe korrin 5 kombajna. Ne fushat e pambukut mblidhet pambuku. Shoku Enver dhe sh. Mehmet Shehu ne veri bisedojne me malesoret. Ne Tirane filloi festivali i kenges dhe i valleve i cili zhvillohet ne stadiumin Qemal Stafa. Ne stadium vazhdon festivali, gjate pushimit festivalistet shetisin neper Tirane. Pamje e Tiranes, Teknikumi Mjekesor, Instituti Bujqesor, Instituti Pedagogjik. Vellimet e veprave te Stalinit. Liceu Artistik, skulptori Janaq Paço, violinistet e vegjel, Koço Trako. Baleti i Filarmonise jep koncert per ushtaret. Ne Teatrin Popullor behen provat e drames “Halili dhe Hajria”. Ne prova jane dramaturgu Kole Jakova, regjisori sovjetik A. I. Kricko dhe Ljubova. Lidhja e shkrimtareve, Zihni Sako, Dhimiter Shuteriqi etj. Kinostudio “Shqiperia e re” dhe aktiviteti i saj. Kros popullor. Pogradeci dhe panoramat e tij te bukura. Llixhat e Elbasanit, uji i llixhave qe buron. Spitali i ri ne Gjirokaster. Tek cobanet ne male shkon mjeku qe viziton femijet. Per femijet ka plot kampe pushimi ku ata mund te defrejne te gezuar. Ne Tirane behet parada e ushtrise. Parada e 28 Nentorit. Ne tribune ndodhet udheheqja; Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Pilo Peristeri, J. Pashko, Rita Marko, Spiro Koleka, Gogo Nushi dhe te ftuar te tjere. Pastaj shihen panorama te bukura te Shqiperise, dete, fusha me grure, vjelje agrumesh, fluturimi i shqiponjes. Filmi mbyllet me nje grua e nje burre me femije ne krahe. Fim dokumentar mbi ndertimin e jetes se re ne R. P. Sh. Drejtor filmi; I. Djukov.
Çmime
Skenarist Ilia Kopalin
Teksti Llazar Siliqi
Regjisor Ilia Kopalin Endri Keko
Kompozitor Cesk Zadeja
Operator A. Sjanin R. Hallushakov Jani Nano I. Zajcev
Piktor
Montazhier
Zëri V. Kotov
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1952
Viti i premierës 1952
Numri i akteve 8
Kohëzgjatja (në minuta) 64
Vendi i prodhimit Shqiperi dhe B.S.
Vendi i xhirimit Ne te gjithe Shqiperine
Producenti Studio Qendrore e Filmit Dokumentar ne Moske dhe Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Fim dokumentar mbi ndertimin e jetes se re ne R.P.Sh. Drejtor filmi; I. Djukov.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit