Kodi i referencës | I/2-824 |
Titulli | Novatoret e drurit |
Sinopsi | Panorame e kombinatit te drurit “Misto Mame”. Punonjesit duke hyre ne kombinat. Pamje e stendave te emulacionit, foto te novatoreve te kombinatit. Novatori Altin Shosha flet (sinkron) per novacionin e tij, per zevendesimin e arkave prej druri me ato prej kartoni. Perpunimi i kartoneve dhe pergatitja e arkave. Novatori Elez Xhemili duke punuar per ndertimin e transportjerit te arkave. Funksionimi i tij. Aspekte nga puna ne fabriken e shkrepseve. Mira Fjolla flet per firot legale te makines se shkrepseve qe tani perdoret e me to behet rreth 20 mije kuti shkrepsesh ne vit. Novacioni i masureve. Flet (sinkron) per kete Luljeta Shala. Pergatitja e masureve, prerja e re e tyre. Pamje e mbeturinave te drurit. Novatori Thoma Mullisi duke i pare ato. Ai na flet (sinkron) per novacionin e tij qe dhe kete mbetje e futen ne perdorim. Berja prej tyre e kapseve te rrobave.(185.90m) Pamje e togjeve te mbeturinave te kombinatit. Novatori inxhinier Sali Toro duke i pare ato dhe duke studjuar se bashku me krye inxhinjerin e kombinatit Hilmi Mita per perdorimin e tyre. K/inxhinjeri flet per novacionin e tyre. Pamja nga futja ne perdorimin e ketyre mbetjeve dhe perfitimi prej tyre e pllakave te zdrukthit. Flet per nje novacion te ri dhe novatori Bajram Ibrahimi (sinkron).Per sukseset ne fabriken e rimesos dhe te llustres flet (sinkron) puntori Haxhi Toslluku. Novatori Seit Nallbani duke punuar per zevendesimin e kornizave te pjeses se pasme te mobiljeve me kanale ku futen kompesatat, kjo gje con ne kursimin e 114 metra kub lende te pare. Pamje nga prodhimi i mobiljeve imitacion. Drejtori Tahir Minxhozi duke pare prodhimet se bashku me punetoret. Pamje e ekspozites se prodhimit te ketij kombinati. (256.90m) |
Çmime | |
Skenarist | Esat Ibro |
Teksti | |
Regjisor | Esat Ibro |
Kompozitor | Mira Mecule |
Operator | Niko Treni |
Piktor | |
Montazhier | Elpiniqi Coja |
Zëri | Luiza Mataraku |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1982 |
Viti i premierës | 1982 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 15min |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article