
- This event has passed.
Kthimi i ushtrisë së vdekur
November 24, 2023 @ 11:00 - 13:00
Shfaqet në përkujtim të Luftës së II Botërore dhe plot 34 vite pas premierës. Premiera e parë e filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur” u mbajt në Tiranë më 24/11/1989.
Me regji të regjisorit Dhimitër Anagnosti, kjo dramë me ngjyra është ekranizimi i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë. Dy italianë, një gjeneral dhe një prift, nisen për një udhëtim në Shqipëri për të mbledhur eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë gjatë luftës së dytë botërore.