“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare, mes historisë, letërsisë dhe kinemasë” titullohet takimi i dytë i serisë së seminareve “Vështrime të reflektuara: Shqipëria mes Perëndimit dhe Lindjes” që mbahet në datë 19 nëntor 2024, ora 15.00-18.30, në Palazzo du Mesnil, Napoli, Itali. Gjatë këtij seminari do të shfaqet edhe filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” nga Dhimitër Anagnosti (1989), në gjuhën origjinale shqipe me subtitra në gjuhën italiane falë përkthimit nga studentët e katedrës Gjuhë dhe Letërsi Shqipe UNIOR.
Takimi zhvillohet në kuadër të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet DSLLC-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, në bashkëpunim me qendrën ALMA dhe me patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali.
Diskutojnë: Nicoletta Marini D’Armenia, Augusto Guarino, Roland Sejko, Blerina Suta, Carlo Vecce dhe Eriona Vyshka.