Festojmë Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive

Gjithmonë e më shumë, historia jonë po mbahet mend përmes materialeve audiovizive që krijojmë. Imazhet dhe tingujt që regjistrojmë sot po dokumentojnë këtë epokë në mënyrë të detajuar. Kujtesa jonë kolektive formohet nga materiali audioviziv që ne mbrojmë.
27 Tetori – Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive, është iniciativa kryesore si për UNESCO-n ashtu edhe për Këshillin Koordinues të Shoqatave të Arkivave Audiovizive (CCAAA) për të nderuar profesionistët dhe institucionet që mbrojnë trashëgiminë tonë audiovizive për brezat e ardhshëm. Arkivat audiovizive në mbarë botën bashkohen çdo vit në këtë ditë për të festuar punën e tyre me ngjarje që jo vetëm theksojnë rëndësinë e këtyre materialeve shpeshherë të rrezikuara, por edhe për të festuar punën pas kuintave të institucioneve që ofrojnë mbrojtje dhe ruajtje, duke siguruar jetëgjatësinë e materialeve audiovizive.

Bashkohuni me ne në mbrojtjen e historive tona të përbashkëta! Festoni Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive! Mbështetni arkivat dhe kujdestarët e tjerë të trashëgimisë sonë kulturore – bibliotekat, muzetë, arkivat universitare, qendrat historike, kinematë dhe mediet publike. Mësoni se si të ruani dhe të vlerësoni historinë tuaj audiovizive!

AQSHF feston WDAH 2023 me premierën e filmit më të ri të restauruar “Mësonjëtorja”, me regji nga Muharrem Fejzo, 1979. 27 tetori shënon edhe 80-vjetorin e ditëlindjes së aktores së dashur Roza Anagnosti, Nderi i Kombit, e cila luan rolin e Dafinës. Shumë ngjarje për të festuar këtë vit në Tiranë, si nderim për trashëgiminë tonë audiovizive!

Ku: te Kinema Millennium, Tiranë

Kur: 27 tetor 2023, ora 16:30