Kodi i referencës | aqshf_i4_0081_sa00014 |
Titulli | Zëri i gjakut zëri i tokës |
Autori | Boris Ikonomi |
Viti | 1985 |
Kategoria | Skica |
Kroma | Bardhë e Zi |
Përmasat (në centimetër) | 21.5 x 29.5 |
Abstrakt | Vizatim origjinal i krijuar për filmin shqiptar të animuar me metrazh të shkurtër “Zëri i gjakut zëri i tokës”. Me regji nga regjisorët Artur Dauti dhe Boris Ikonomi, ky film me teknikë mikse midis vizatimit dhe personazheve të gjalla, tregon një histori nga epoka osmane ku një grua e rrëmbyer dhe një ushtar i ushtrisë turke zbulojnë papritur se kanë lidhje familjare. |
Shënime | 1 vizatim me ngjyrë blu me stilolaps në letër të bardhë tregon dy figura – një ushtar osman me kalë dhe një luftëtar me mburojë, dorën e ngritur dhe me shpinë të kthyer. Disa skaje të dëmtuara në fund, por vizatimi në gjendje të mirë. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article