Kliko mbi foton për t’a zmadhuar.

Kodi i referencës aqshf_i3_0108_sk00006
Titulli Shoku ynë Tili
Autori Vjollca Dylgjeri
Viti 1981
Kategoria Skica kostumesh
Kroma Me ngjyra
Përmasat (në centimetër) 41.5 x 28
Abstrakt Skicë kostumi e vizatuar me dorë për personazhin e Lulit, në filmin artistik shqiptar “Shoku ynë Tili”. Filmi bardhë e zi i regjisorit Fehmi Hoshafi tregon historinë e një mësueseje të drejtë, e cila tregon një interes të veçantë për një nxënës problematik.
Shënime Vizatim me bojë dhe i pikturuar për personazh mashkull në gjendje shumë të mirë. Letër e trashë mat e ngjitur mbi formatin e skicës. Emri i personazhit “Luli” është shkruar djathtas lart. Pantallona jeshile e errët, këmishë e çelët dhe shall i kuq pionieri. Kostumi është vizatuar mbi një sfond me nuanca të jeshiles dhe grisë. Skica ka firmën e miratimit nga regjisori Fehmi Hoshafi.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit