Kodi i referencës | aqshf_i3_0103_sk00002 |
Titulli | Ngjarje në port |
Autori | Agim Sefa |
Viti | 1981 |
Kategoria | Skica kostumesh |
Kroma | Me ngjyra |
Përmasat (në centimetër) | 40 x 29 |
Abstrakt | Skicë kostumi e vizatuar me dorë për një personazh grua në filmin artistik shqiptar “Ngjarje në port”. Me regji të Hysen Hakanit, kjo dramë bardhë e zi tregon historinë e një specialisti të portit, i cili zbulon një skemë të një grupi sabotatorësh për të falsifikuar dokumente për përfitimin e tyre. |
Shënime | Vizatim me laps i një personazhi femër, në gjendje shumë të mirë. Grua ulur me fund jeshil dhe bluzë të kuqe. Vizatimi në letër është ngjitur mbi formatin e skicës. Skica ka firmën e miratimit nga regjisori Hysen Hakani, kostumografi Agim Sefa, drejtori i produksionit Nikollaq Taja dhe drejtori i Kinostudios “Shqipëria e Re”, Todi Bozo. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article