Kodi i referencës | aqshf_i3_0120_sk00008 |
Titulli | Gracka |
Autori | Ilia Xhokaxhi |
Viti | 1984 |
Kategoria | Skica kostumesh |
Kroma | Me ngjyra |
Përmasat (në centimetër) | 40 x 28.5 |
Abstrakt | Skicë kostumi e vizatuar me dorë për personazhin Refik Milaga, në filmin artistik shqiptar “Gracka”. Filmi me ngjyra e regjisorit Saimir Kumbaro rrëfen përpjekjen e CIA-s, gjatë Luftës së Ftohtë, për të rrëzuar qeverinë komuniste të Shqipërisë. |
Shënime | Vizatim origjinal me laps dhe me bojë për personazh mashkull në gjendje shumë të mirë. Kostum blu, kollare dhe kapele. Ka një grisje të vogël në anën djathtas poshtë. Ka një vrimë në pjesën e sipërme. Skica ka firmat e miratimit nga regjisori Saimir Kumbaro dhe drejtori i Kinostudios, Todi Bozo. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article