| Kodi i referencës | aqshf_i3_0120_sk00004 | 
| Titulli | Gracka | 
| Autori | Ilia Xhokaxhi | 
| Viti | 1984 | 
| Kategoria | Skica kostumesh | 
| Kroma | Me ngjyra | 
| Përmasat (në centimetër) | 40 x 28.5 | 
| Abstrakt | Skicë kostumi e vizatuar me dorë për personazhin Mak Artur, gjeneral amerikan, në filmin artistik shqiptar “Gracka”. Filmi me ngjyra e regjisorit Saimir Kumbaro rrëfen përpjekjen e CIA-s, gjatë Luftës së Ftohtë, për të rrëzuar qeverinë komuniste të Shqipërisë. | 
| Shënime | Vizatim origjinal me laps dhe me bojë për personazh mashkull në gjendje të mirë. Uniformë e një gjenerali amerikan në ngjyrë kafe. Ka vizatimin me laps të një llulle. Ka një vrimë të vogël në pjesën e sipërme. Skica ka firmat e miratimit nga regjisori Saimir Kumbaro dhe drejtori i Kinostudios, Todi Bozo. | 
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article
					



