Kodi i referencës | I/1-247 |
Titulli | Zhurnali Nr. 37, 1963 |
Suzhet 1 | Kronike kushtuar vizites se punonjesve te arsimit dhe kultures ne RP te Kines ne Shqiperi. Delegacioni i kryesuar nga ministri i arsimit Jan Siao Fen vjen ne aeroport ku pritet nga Manush Myftiu, Abdyl Kellezi dhe udheheqes te tjere. Pamje nga Tirana ne qender te rruga e Kavajes. Viziten e pare ne Tirane delegacioni e beri ne Universitetin e Shteteror te Tiranes. Rektori i Universitetit, Kahreman Ylli, u uroi mireseardhjen miqve. Me kete rast foli ministri i arsimit te RP te Kines, Jan Siu Fen. (9.80m). |
Suzhet 2 | Vizita e delegacionit kinez ne institutin 2-vjecar ne Shkoder. Ketu delegacioni vizitoi auditoret, laboratoret. Vizita ne shkolllen 7-vjecare te Bushatit. Ne kete kohe ne derrase te zeze eshte ngritur nxenesja Nedret Bushati. Takohen me nxenesit ne oborrin e shkolles, nxenesit u dhurojne lule pjesetareve te delegacionit. |
Suzhet 3 | Delegacioni vizitoi Politeknikumin “7 Nentori” ne Tirane. Ketu vizituan kabinetet e deges mekanike. Vizite ne punishten ku punojne elektro-tekniket e ardhshem. |
Suzhet 4 | Ne pallatin e Pioniereve delegacioni vizitoi aktivitetet e ndryshme te pallatit si seren e luleve. |
Suzhet 5 | Delegacioni vizitoi uzinen e fermentimit dhe fabriken e cigareve ne Shkoder. |
Suzhet 6 | Ne qytetin e Beratit vizitoi plantacionet ne bllokun e fiqve te Uznoves dhe kombinatin e tekstilit qe po ndertohet aty. Pamje e pallateve te reja te Beratit. |
Suzhet 7 | Vizituan fermen e Sukthit me emrin “Miqesia shqiptaro-kineze”. Tabela e emertimit te kooperatives. N/kryetarja e Komitetit Ekzekutiv te rrethit te Durresit Eleni Mandi falenderon miqte per viziten e bere. Shfaqje artistike pas mitingut. |
Suzhet 8 | Ne KQ te PPSH-se Enver Hoxha priti delegacionin e arsimit te RP te Kines. Ne pritje ndodheshin Manush Myftiu, Ramiz Alia, ambasadori kinez Lo Shin Gao etj. |
Suzhet 9 | Me rastin e perfundimit te vizites dhe festes se republikes se Kines, ne sallen e teatrit popullor u organizua nje mbledhje solemne. Foli Dashnor Mamaqi dhe Siao Fen. |
Suzhet 10 | Delegacioni kinez largohet nga vendi yne dhe niset per ne RP te Kines. Ne aeroport percillet nga udheheqes te partise dhe te shtetit. |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operator | Hamdi Ferhati, Sokrat Musha, Pashko Como |
Montazhier | Shkelzen Shala |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1963 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9:45 |
Vendi i prodhimit | SHqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article