| Kodi i referencës | I/1-95 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 7, 1958 |
| Suzhet 1 | Futboll, RP e Shqiperise – RD Gjermane. Populli duke blere bileta per ndeshjen. Telefoni i stadiumit bie pa pushim. Sportistet tane bejne stervitje te drejtuar nga trajneri Myslym Alla. Ne aeroport priten me perzemersi sportistet gjermane. Duke dale nga hotel “Dajti” sportistet nisen per ne stadiumin “Qemal Stafa”. Me 1 Maj zhvillohet kjo ndeshje futbolli e pritur me padurim nga sportdashesit. Stadiumi i mbushur plot. Ne tribune ndodhet Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere. Skuadrat dalin ne fushe. Shqiperia ka kete formacion: Maliqati, Deliallisi, Fagu, Haruni, Ndini, Merja, Kraja, Duma, Jareci, Resmja, Dedja. Ndeshjen e drejton arbitri hungarez Asikov Shikosh. Pas hedhjes se shortit, miqte zgjedhin fushen, kurse lojtaret tane gjuajne topin e pare. Gjate pjeses se pare te lojes miqte paten nje superioritet te lehte. Pjesa e pare e lojes perfundoi me rezultatin 0-0. Gjate pjeses se dyte lojtaret tane shenojne golin e pare, pas pak miqte barazojne. Loja perfundoi me barazim 1-1, skuadra jone mund te fitonte ne qofte se mbrojtja do te tregohej ne lartesine e duhur. |
| Teksti | Andon Mazreku |
| Regjisor | Hysen Hakani |
| Formulimi Muzikor | |
| Operator | Agim Fortuzi, Hamdi Ferhati, Sokrat Musha, Jani Nano |
| Montazhier | Xhanfise Keko |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1958 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




