Kodi i referencës I/1-79
Titulli Zhurnal Nr. 6, 1957
Suzhet 1 Inagurimi i Universitetit. Me 11 Qershor ne Tirane studente dhe pedagoge u mblodhen ne miting per inagurimin e Universitetit shqiptar. Zihni Sako hap mitingun. Me kete rast rektori i Universitetit, Zija Kellici, flet mbi detyrat qe i perkasin ketij Universiteti. Gjithashtu, flet doktori i shkencave Aleksander Xhuvani, doktori i shkencave mjekesore, Sejdi Hoxha, studentja Virgjini Lubonja, studenti Agim Mero.
Suzhet 2 Provimet ne Institutin mjeksor. Studentet e Institutit mjeksor duke dhene provim ne pediatri. Flet Kristavgji Reka etj. Ne provim studenti Bexhet Refatllari. Kete vit dalin kuadrot e reja mjekesore.
Suzhet 3 Punimet ne hidrocentralin “Enver”. Ne hidrocentralin “Enver” vazhdojne punimet per ndertimin e diges, brigada e Idriz Beshirit lufton per te mbushur detyren e planit.
Suzhet 4 Gruri i ri. Ne sektorin e Valiasit ne NBSH “Ylli i kuq” ne Kamez gruri eshte pjekur. Autokombanjat sovjetike korin grurin e ri, mekaniku Ahmet Xhevahiri mbi traktor gezohet kur sheh grurin.
Suzhet 5 Ne portin e Durresit kane ardhur dy anije nga 200 ton secila, te tilla anije ndertohen edhe ne kantierin e ndertimit te anijeve. Brigada “Mujo Ulqinaku” me ne krye Gani Ismailati punon pa u lodhur.
Suzhet 6 1 Maji ne Kine. Populli Kinez feston diten e 1 Majit. Ne tribune, pervec udheheqesve kineze, ka edhe te huaj ne mes te cileve eshte edhe Voroshillovi.
Suzhet 7 Neper bote. Pergatitje per Festivalin Boteror te Rinise dhe Studenteve. Ne Moske behet mbledhja e delegacioneve te Rinise se botes per pergatitjen e Festivalit. Ansambli Uzbek ekzekuton nje valle si pergatitje per ne Festival.
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Hamdi Ferhati, Jani Nano
Montazhiere Xhanfise Keko
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1957
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit