Kodi i referencës I/1-135
Titulli Zhurnal Nr. 5, 1960
Suzhet 1 8 Marsi. Me rastin e 8 Marsit u organizua ne Tirane nje miting, Vito Kapo presidente e BG te Shqiperise mbajti fjalimin e pershendetjes. Manush Myftiu pershendet ne emer te KQ te PPSH-se. Enver Hoxha me rastin e 8 Marsit priti ne pallatin e Brigadave nje grup grash te shquara. Pastaj Haxhi Lleshi i dorezoi dekorata disa grave. Enver Hoxha kercen valle me grate. Asiston Mehmet Shehu, Beqir Balluku. (47.70m)
Suzhet 2 Iniciative e mire. Ne repartin e fonderise ne uzinen “Enver” behet derdhja e kemisheve te reja per makina e traktore. Kemishat cohen ne repartin mekanik ku ne torno marrin formen e nevojshme. (25.50m)
Suzhet 3 Ne fabriken e mendafshit ne Shkoder, punimi i tij behet me ane te procesit te mekanizuar, meshikezat e mendafshit fijet qe mblidhen etj keto mjete kane ardhur nga RD Gjermane. Produktet e mendafshit qe shiten ne dyqane. (27.40m)
Suzhet 4 Ne objektin e madh. Punonjesit e kryeqytetit punojne per shembjen e pazarit te vjeter ne sheshin ku do te ndertohet pallati i kultures. Perfaqesuesi i Ministrise se Ndertimit te BS, Trofim Mihaillovic Shtol dhe kryeinxhinieri Sokrat Mosko kontrollojne skicat e vendit ku do te ndertohet pallati i kultures. Qytetaret ndihmojne vullnetarisht ne pastrimin e sheshit nga inertet e germadhave te shembura. (20.10m)
Suzhet 5 Subtitrimi i filmit. Ne kinostudion “Shqiperia e re” eshte ngritur nje repart per subtitrimin e filmave te huaj. Aparatet ku kordinohet te folurit me shkrimin, shtypshkronja dhe stampimi i titrave. Filmi kinez i subtitruar. (32.80m)
Suzhet 6 Ne oren e fizikes. Studentet e kursit te dyte te fakultetit Fizike-Matematike te Universitetit Shteteror te Tiranes degjojne leksionin e docentit Sotir Kuneshka. Studentja Sofia Myderizi ne laborator gjate praktikes. (27.90m)
Suzhet 7 15 vjet polici popullore ne sherbim te popullit. Ne zyren e te plotfuqishmit te zones vjen nje qytetar i cili ka gjetur nje cante me te holla dhe dokumente. Kurse nje gruaje i ka humbu vajza. Policia vihet ne levizje menjehere dhe e gjen vajzen. (32.50m)
Suzhet 8 Neper bote. Vizita e Nikita Hrushovit ne Indonezi, pritja qe ju be nga populli dhe pritja ne pallatin “Merdeka” me presidentin Sukarno. (27.80m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Pashko Çomo, Mandi Koci, Niko Theodhosi, Sokrat Musha, Hamdi Ferhati
Montazhier Nuredin Cabej
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1960
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10:10
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit