| Kodi i referencës | I/1-110 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 4, 1959 |
| Suzhet 1 | Kongresi i ndertuesve te komunizmit. Panorama e Kremlinit dhe Moskes. Me 27 Janar behet Kongresi i 21 i PK te Bashkimit Sovjetik. Delegacionet nga gjithe vendi sovjetik dhe nga 72 parti motra mblidhen ne Kongres. Ne presidium ndodhet edhe delegacioni yne, Enver Hoxha, Mehmet Shehu. Raportin e Kongresit e mban sekretari i pare i PK te BS, Nikita Hrushov. Ai flet mbi disa ceshtje te rendesishme te teorise Marksiste-Leniniste, mbi planin 7 vjecar, etj. (40.30m). Populli shqiptar i ndjek me kujdes vendimet e Kongresit. Neper rruge populli grumbullohet dhe mobilizohet me teper per pune. Punetoret e tezgjahut ne kombinat realizojne normen. Duket nje plan i salles se tezgjahut. Ne portin e Durresit punetoret jane mbledhur per te degjuar te rejat e Kongresit. Gjithashtu dhe ne punen fizike perpara fillimit te punes lexohet gazeta me lajmet e Kongresit. Ne qytetin e naftes, ne fshatin Berzhite, ne nje kooperative te rrethit te Lushnjes shkojne te ftuar perfaqesite e ambasades sovjetike me kete rast kooperatives i vihet emri i Kongresit te 21-te. Flet Novillovi per kete nder qe ju be. Koperativistet hedhin valle. (66.60m) Nikita Hrushov mban fjalimin e mbylljes. (28.70m) |
| Suzhet 2 | Me 10 Shkurt u kthye delegacioni yne qe mori pjese ne Kongresin e 21 te PK te BS. Ne aeroport pritet nga Beqir Balluku, Spiro Koleka. Kushtuar perfundimit te punimeve te Kongresit ne Tirane u organizua nje miting i madh. Mitingun e deklaron te hapur Rrapo Dervishi. Flet sekretari i pare i Komitetit Qendror te PPSH-se, Enver Hoxha. Ne tribunen e mitingut ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi etj. Asiston Beqir Balluku. (79.20m) |
| Teksti | Shkelzen Shala |
| Regjisor | Xhanfise Keko |
| Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
| Operator | |
| Piktor | Namik Prizreni |
| Zëri | Xhevat Behri |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e zi |
| Viti i prodhimit | 1959 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 8 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




