| Kodi i referencës | I/1-210 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 33, 1962 |
| Suzhet 1 | Per jubileun e madh. Inagurime fabrikash. Me fitore te reja dhe suksese i presin festat e 28-29 Nentorit punetoret e ndertimit. Ata dorezuan per shfrytezim nje sasi fabrikash dhe 1870 apartamente banimi. Po punohet me vrull ne hidrocentralin e Shkopetit dhe Bistrices, ne hekurudhen Vore-Milot dhe ne uzinen metalurgjike te bakrit ne Kukes. Koco Theodhosi, kandidat i Byrose Politike te KQ te PPSH inaguron fabriken e re te mobiljeve te perkulura ne Elbasan. Ne Bradashesh te Elbasanit inagurohet fillimi i punimeve per ndertimin e fabrikes se petezimit te metalurgjise se zeze. Marrin pjese Adil Carcani, Spiro Koleka, Josif Pashko dhe dhe Juj Tjan Cin, sekretar i legates kineze ne Shqiperi. Ne Tirane inagurohet fillimi i punimeve per fabriken e re te pllakave te drurit dhe lendes ngjitese. Me kete rast flet Ministri i Industrise Xaferr Spahiu. (74.90m) |
| Suzhet 2 | Inagurime bustesh dhe lapidaresh. Ne Elbasan inagurohet monumenti i Kostandin Kristoforidhit patriot dhe levronjes i gjuhes shqipe, veper e skulptoreve Kristaq Rama e Muntaz Dhrami. Ne kete ceremoni ndodhet edhe vajza e patriotit. Ne Tirane u inagurua busti i Jeronim De Rades, busti i Sami dhe Abdyl Frasherit. Bustet u zbuluan nga Ramiz Alia. Ne Tepelene inagurohet busti i Selam Musajt. Inagurohet nje lapidar kushtuar aksionit qe bene Shyqyri Alimerko dhe partizanet gjate luftes. Ne fushen e Valikardit ne Peshkopi u inagurua nje lapidar kushtuar luftrave te Skenderbeut. Moren pjese qindra banore te Peshkopise. (79.40m) |
| Suzhet 3 | Nisja dhe mberritja e delegateve ne Vlore. Nga te gjithe vendet e Shqiperise nisen per ne Vlore delegatet per te marre pjese ne festimet per 50 vjetorin e pavaresise. Udheheqja niset nga Tirana dhe ndalon per te takuar banoret rruges per ne Vlore. Ata i priti i gezuar populli i Vlores. Enver Hoxha vendos lule ne bustin e Ismail Qemalit. Rruget e Vlores te mbushura plot me njerez qe festojne. (112.40m) |
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operatorë | Sokrat Musha, Hamdi Ferhati, Pashko Como, Niko Theodhosi, Dhmiter Lala |
| Montazhiere | Xhanfise Keko |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e zi |
| Viti i prodhimit | 1962 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9:48 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




