Kodi i referencës | I/1-240 |
Titulli | Zhurnal Nr. 30, 1963 |
Suzhet 1 | 20 vjetori i krijimit te cetes se Himares. Pamje e bregdetit te Himares. Shpella ne sgkembinj. Me motorskaf shkojne Spiro Koleka, Rita Marko, etj., ish pjesetare te kesaj cete. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv te Himares, Aristotel Caci, hapi mitingun. Ne emer te KQ te PPSH-se foli Spiro Koleka.(30.30m) |
Suzhet 2 | 20 vjetori i clirimit te Zerqanit. Mijera punonjes te rrethit te Dibres jane mbledhur per te festuar 20 vjetorin e clirimit te zones se tyre. Me kete raste foli Fadil Pacrami.(13.20m) |
Suzhet 3 | Ne ndermarjen shteterore te remontit te makinave te ndertimit ne Durres u ngrit nje repart i ri. Ketu prodhohen shume pjese kembimi qe me pare importoheshin. Tornitori Halil Luka eshte punetor i pararojes. Pergjegjesi i repartit, Anasatas Filo, gjithnje ne krye te detyres. Frezatori Nazmi Lila ben pjese ne kolektivin e repartit te ri. Kryeinxhinieri i ndermarrjes Koco Suljoti shikon veglat e prodhuara.(39.90m) |
Suzhet 4 | Ndertime te reja ne qytetin e Korces. Perdite ndryshon ky qytet nga ndertimet e shumta qe po behen dita dites. Pamje e nje pallati te ri ne Korce. (18.70m) |
Suzhet 5 | Ujitja e bimeve me motopompa. Ne ndermarrjen shteterore bujqesore ne Maliq ujitja e bimeve behet me motopompa ne forme shiu artificial. Pas ujitjes behet prashitja. Mevludie Bardhi ploteson normen cdo dite ne 110 per qind. (32.30m) |
Suzhet 6 | Shtepite e pushimit te pioniereve ne Voskopoje e Pogradec. Pamje e shtepise se pushimit ne Voskopoje dhe pioniere qe nderojne me doren lart. Ne Voskopoje femijet luajne ose bejne eskursione, ndersa ne Pogradec shetisin me varka ne liqen dhe kendojne. Bie boria dhe femijet vrapojne per tu lare ne liqen.(38.40m) |
Suzhet 7 | Kampionati i kanotazhit ne Durres. Nga data 11-13 gusht, ne plazhin e Durresit u zhvillua kampionati i 5-te kombetar i kanotazhit. Pamje e plazhit prane hotel Adriatikut. Ne gara marrin pjese ekipi i SHNUM-it te rretheve Durres, Vlore dhe Shkoder. Pas rremave e kane radhen garat e varkave me vela. Vendin e pare e zuri ekipi i klubit detar te Durresit. (34.10m) |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operatorë | Dhimiter Lala, Jani Nano, Niko Theodhosi, Pashko Como |
Montazhiere | Adriana Elini |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1963 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 7:44 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article