| Kodi i referencës | I/1-213 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 3, 1963 |
| Suzhet 1 | Delegacioni shqiptar i miqesise Kine-Shqiperi viziton Republiken Popullore te Kines. Me 23 Nentor arriti ne Pekin delegacioni i shoqerise se Miqesise Kine-Shqiperi i kryesuar nga Peti Shamblli, minister i bujqesise. Delegacioni pritet nga Shientg Nan Hsian, kandidat i KQ te Partise kineze dhe president i shoqates Kine – Shqiperi, nga Lao Lu Jan minister i bujqesise dhe nga Shiong Ce Hsiang nenpresident i komisionit kinez per marredheniet me boten e jashtme. Populli e priti delegacionin me nje entuziazem te papershkruar. Kryeministri i RP te Kines, Cu En Lai, priti anetaret e delegacionit tone. Ketu folen Cu En Lai dhe Peti Shamblli. Nje pritje e perzemert iu be delegacionit tone nga presidenti RP te Kines Lio Shau. Ne Pekin u organizua ekspozita fotografike dhe e artizanatit. Ne inagurimin e ekspozites ndodhet edhe nenkryeministri Cen Ji. Artistet kineze paten nje takim me dramaturgun Sulejman Pitarka. Ne kinemate e Pekinit u shfaqen filmat shqiptare “Tana”, “Debatik” dhe u dha drama “Familja e peshkatarit” nga teatri kinez. Delegacioni jone viziton Universitetin Bujqesor te Pekinit, ekspoziten bujqesore. Ne 29 Nentor ata vizituan komunen popullore Miqesia Shqiptaro-Kineze ku u festua 50 vjetori i pavaresise se Shqiperise dhe 18 vjetori i clirimit. Me kete rast foli Kryetari i Komunes, Li Shun Pu, i cili ka vizituar Shqiperine. Grupi artistik i Komunes dha nje shfaqje. Me rastin e festave te 28-29 Nentorit ne Kine u organizuan mitingje. Nje miting u be ne Uzinen e Lokomotivave te Shngistjanit ku foli sekretari i Partise se Uzines Vu Veng Penk. Ne nje miting te popullit te Pekinit foli Cen Ji anetar i byrose politike te Partise Komuniste Kineze, Shiang Ven Sjan dhe Peti Shamblli. E paharruar do te mbetet pritja qe i beri i madhi Mao Ce Dun delegacionit shqiptar. |
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operator | Operator kinez |
| Montazhier | Agim Fortuzi |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1963 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 8 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




