Kodi i referencës I/1-133
Titulli Zhurnal Nr. 3, 1960
Suzhet 1 Levizje e fuqishme e punonjesve tane. Ne kombinatin e tekstileve “Stalin” punetoret punojne, ne fushat e pambukut fshataret vjelin pambuk, ne Tirane behet mbledhja e brigadave te punes socialiste ku foli Gogo Nushi dhe u jep flamurin brigadave fituese. Konferencen e pershendet Spiro Koleka ne emer te Komitetit Qendror te PPSH, u jepen cmime brigadave te punes socialiste. Marrin pjese edhe Hysni Kapo, Adil Carcani, Pilo Peristeri, Josif Pashko. (37.50m)
Suzhet 2 Ne 40 vjetorin e Kongresit te Lushnjes. Ne Lushnje u organizua nje miting me rastin e 40 vjetorit te Kongresit te Lushnjes. Flet profesor Aleksander Xhuvani. Me kete rast u hap ekspozita e shtepise ku u mblodh Kongresi. Shiritin e ekspozites e pret Behar Shtylla.(31.80m)
Suzhet 3 Punime artizanati. Ne punishten e xunkthit ne Shkoder punohen bukur me xunkth karrike te ndryshme, tavolina, shporta e canta, etj. (28.60m)
Suzhet 4 Per nje jete me te kulturuar ne fshat. Ekspozita e fshatit model e ardhur nga RD Gjermane vizitohet nga fshataret tane. Me anen e maketeve kjo ekspozite u tregon fshatareve se si duhet jetuar. (39.60m)
Suzhet 5 Ne eskursion me pioneret. Anetaret e rrethit alpinist te pallatit te pioniereve bejne nje eskursion per ne kalane e Petreles. Ata udhehiqen nga alpinisti Luigj Shala. Pionieret e kalojne Erzenin me litare, pastaj ngjiten ne kala. Pamje nga maja e Petreles. (42.30m)
Suzhet 6 Shfaqje estrade ne teatrin e Shkodres. Shfaqja e estrades se Shkodres. Nje skec mbi raketen amerikane. Interpreton Roza Xhuxha. Kenge humoristike. (42.90m)
Suzhet 7 Neper bote. Nje delegacion i BS me ne krye Voroshillovin, Furceven me aeroplanin Sovjetik shkojne ne Hindi. Ne aeroport pritet nga Nehru dhe personalitete te tjera. Delegacioni kalon reviste para popullit. (42.60m)
Suzhet 8 Bashkimi Sovjetik. Ne lumin Amur te Kabarovksit peshkataret thyejne akullin dhe zene peshk. (20.50m)
Teksti
Regjisor Nuredin Cabej
Formulimi Muzikor
Operatorë Mandi Koci, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi
Montazhier Nuredin Cabej
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1960
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit