| Kodi i referencës | I/1-204 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 27, 1962 |
| Suzhet 1 | 20 vjetori i festes ne Peze. Ne festen e Pezes vjen Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere te Partise dhe te Shtetit. Enver Hoxha perqafohet me Myslim Pezen dhe fshatare te tjere. Mitingun me kete rast e hapi sekretari i I i rrethit te Tiranes Ismail Caushi. Fjalen e rastit e mbajti Spiro Koleka, anetar i byrose politike te KQ te PPSH-se. (41.90m) |
| Suzhet 2 | Hapja e vitit shkollor. Nje vajze i jep lule mesueses. Ne 10 shtator u be inagurimi i godines se re te liceut artistik ne Tirane. Nexhmije Hoxha pret shiritin e inagurimit. Pamja e liceut me te gjitha dhomat. Klasa e pianos, e violines, e violincelit. Ne sallen e skulptures jep mesim Abdurrahim Buza. (59.20m) |
| Suzhet 3 | Nenstacioni ne Shkozet. Ne zonen e Shkozetit afer Durresit, u ndertua nenstacioni i tensionit te larte me kapacitet 120 mije kilovat/ore. (26.80m) |
| Suzhet 4 | Ndertimet ne Fier. Punonjesit e ndermarrjes shteterore te ndertimit ne Fier, per nder te 50 vjetorit te pavaresise jane zotuar ti dorezojne 192 apartamente. Ndertesat e reja dhe rruget me asfalt i japin qytetit nje pamje madheshtore. (31.20m) |
| Suzhet 5 | Mbledhja e pambukut. Ne kooperativen e bashkuar “Vilhelm Pik” te Kemishtajt, rrethi i Lushnjes, kultures se pambukut i behet cekanka e cila rrit prodhimin. Pastaj fillon vjelja e pambukut. Pirgjet me pambuk. (38.80m) |
| Suzhet 6 | Futboll. Ndeshje nderkombetare futbolli mes skuadres se Partizanit dhe Norceping e Suedise, e vlefshme per Kupen e Europes. Ndeshja perfundoi me rezultatin 1 me 1. (57.80m) |
| Teksti | |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operatorë | Hamdi Ferhati, Dhimiter Lala, Pashko Como |
| Montazhiere | Xhanfise Keko |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e zi |
| Viti i prodhimit | 1962 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9:26 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




