Kodi i referencës I/1-234
Titulli Zhurnal Nr. 24, 1963
Suzhet 1 Mbledhja e sesionit e Kuvendit Popullor mbi riorganizimin e ri te shkollave. Me 10-11 Qershor zhvilloi punimet sesioni i Kuvendit Popullor. Sesionin e deklaron te hapur Kryetari i Kuvendit Popullor Medar Shtylla, zv/kryetar i Keshillit te Ministrave dhe Ministri i Arsimit dhe Kultures, Manush Myftiu (sinkron), vuri ne dukje rendesine e riorganizimit te arsimit. Foli edhe deputeti Dhimiter Shuteriqi. Aprovohet ligji.
Suzhet 2 Ndertimi i portit te ri detar ne Durres. Ne portin e ri te Durresit perfundoi ndertimi i kalates se re te mineraleve. Kjo veper tregon aftesite e inxhiniereve dhe teknikeve tane. Pamje nga puna per ndertimet ne port. (41.20m)
Suzhet 3 Fshati Dhermi. Panorame e fshatit Dhermi ne bregdetin e Himares. Fiq deti. Kooperativistet e ketij fshati u bejne sherbimet e duhura agrumeve qe te shtohet prodhimi i tyre. Vaditje e tokave. Sperkatje e pemeve. (27.90m)
Suzhet 4 Ne kombinatin e drurit “Nako Spiro” ne Elbasan. Novatoret e njohur Ilo Dimitrovski dhe Riza Danski moren iniciativen per ndertimin e nje impianti te ri qe do te prodhoje lende ngjitese per kombinatin. Montimi i impiantit behet nen drejtimin e teknikut Eqerem Cakalli. (32.70m)
Suzhet 5 Pallati i kultures “Ali Kelmendi” ne Tirane. Ne kete pallat, shoqja Lefteri Qirjaqi drejton kursin e rrobaqepsise. Tani kursantet jane para dipllomes. Ato vete kane qepur disa fustane. Parade mode me fustane per gra dhe vajza. (38.90m)
Suzhet 6 Basketboll per femra, ndeshet “17 Nentori” i Tiranes dhe “Vllaznia” e Shkodres. Kjo ndeshje eshte e vlefshme per kampionatin e vitit 1963. Fitoi skuadra e Tiranes 45-37. (26.10m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Dhimiter Lala, Niko Theodhosi, Pashko Como, Jani Nano, Petraq Lubonja, Saim Kokona
Montazhier Xhanfise Keko
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1963
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit