Kodi i referencës I/1-201
Titulli Zhurnal Nr. 24, 1962
Suzhet 1 Feste ne Burrel. Me rastin e 19 vjetorit te sulmit qe beri ceta partizane e Matit kunder garnizonit fashist te qytetit, ne Burrel u organizua nje miting i madh ku foli Mustafa Pajenga, sekretar i pare i Komitetit Partise se Matit. Pershendetjen ne emer te KQ te PPSH-se e ben gjeneral Major Zoi Themeli. (40.60m)
Suzhet 2 Dhurate nga Korea. Ne portin e Durresit vijne nje numer traktoresh te dhuruar nga RDP e Korese. Me kete rast foli ambasadori korean An Je Shi. Peti Shambli, Minister i Bujqesise, falenderon per dhuraten. (18.70m)
Suzhet 3 Gjeologet. Banoret e Kukesit, me rastin e fushates se gjetjeve gjeologjike, bejne njoftime te shumta dhe te vlefshme. Kerkuesi i mineraleve Xhavit Nerguti, eshte njoftues i pare i burimit te bakrit ne Gjergjan. Ai sheh me vemendje cdo gur se mund te jete me vlere. Mund te kemi te bejme me nje vendburim mineralesh te cmueshme. (45.30m)
Suzhet 4 Duhani. Ne kooperativen bujqesore Dobrac Golem ne rrethin e Shkodres kultura e duhanit eshte nje nder kulturat kryesore. Ketu i behet nje sherbim i mire per ti mbrojtur nga semundja e vrugut. Vargje duhani per tharje. (27.20m)
Suzhet 5 Kampe ditore pushimi per pioniere. Ne kodrat e Tiranes jane ngritur shume kampe ditore per pionieret. Ketu ata hane, luajne etj. Biblioteka e kampit. Ndeshje me top. Femijet bejne dush dhe pastaj hane dreken. (28.30m)
Suzhet 6 Shkolla verore ne Turaj te Kukesit. Per arsye te dimrit te ftohte nxenesit shkollen e bejne gjate veres. Ora e gjeografise qe zhvillohet ne natyre. Afer shkolles eshte ngritur edhe nje kopsht me te mbjella. (43.40m)
Suzhet 7 Kampionati kombetar i notit. Ne Durres u zhvillua kampionati kombetar i notit per vitin 1962, ku moren pjese ekipe nga 6 shoqeri sportive. 100 metra stil i lire per femra. Niko Korani i Lokomotives se Durresit theu rekordin 100 m stil i lire per meshkuj. Vaterpolo. Ndeshet Lokomotiva e Durresit me skuadren e Korces. Kupen e kampionatit e merr Lokomotiva e Durresit. (46.80m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Pashko Como, Niko Theodhosi, Dhimiter Lala
Montazhier Marianthi Xhako
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1962
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8:31
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit