Kodi i referencës I/1-152
Titulli Zhurnal Nr. 22, 1960
Suzhet 1 Feste e madhe. Ne sallen e madhe te Operas dhe Baletit u zhvillua nje mbledhje solemne kushtuar 43 vjetorit te Revolucionit te Madh Socialist te Tetorit ku flet Pilo Peristeri kandidat i byrose Politike te KQ te PPSH-se dhe i ngarkuari me pune i Bashkimit Sovjetik, Novikov. Marrin pjese Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Spiro Koleka, Gogo Nushi, Haki Toska, Koco Theodhosi, Adil Carcani, Rita Marko. (33.20m)
Suzhet 2 Hekurudha e re. Treni ne ecje. Ne ndertimin e hekurudhes Vore – Milot punon inxhinieri sovjetik Igor Nurashkin i cili eshte projektuesi i kesaj vepre. Ne terrenin e punimeve shohim kryeinxhinierin e punimeve Shaban Torozi dhe bashkepunetoret e tjere. Ndertimi i hekurudhes planifikohet te mbarojne ne 1963. (44.40)
Suzhet 3 Ne kooperativen “Fuat Babani”. Ne kooperativen e rrethit te Korces dallohet vecanerisht per zhvillimin e frutikultures dhe vitikultures. Vajzat dalin ne pune perpara se te filloje vjelja e rrushit. Atyre u behet nje informacion politik duke lexuar gazeten, pastaj nis vjelja e rrushit. (28.10)
Suzhet 4 Fabrika e re. Pamja e Librazhdit. Fabrika e perpunimit te rrushit e cila filloi prodhimin me 500 ton ne 24 ore. (52m)
Suzhet 5 Luftetare te lirise. Korce, ne diten e pervjetorit te clirimit te qytetit u be varrimi i eshtrave te patrioteve si Mihal Gramenos, Foqon Postoli, Thanas Tashko, klerikut Papa Llambro dhe partizanit te luftes Nacional Clirimtare Maqi Mita. (87.20m)
Suzhet 6 Nje qytet muze, Berati. Ekspedita e Universitetit Shteteror te Tiranes punon per restaurimin e monumenteve te vjetra. Kisha Shen Maria e Vllahernes. Restaurimi ketu ndihmohet nga specialiste cekosllovake.
Suzhet 7 Ekspozita e luleve. Ne Tirane hapet Ekspozita e luleve ku jane vendosur mbi 150 lloje te ndryshme lulesh qe rriten ne vendin tone. Lule mos me prek, lule veze, lule flete shqiponje, aloe vera. Plan nga pallatet Shallvare ne Tirane. Ballkone te zbukuruara me lule. (31.50m)
Suzhet 8 Fiskulture ne fshat. Ne Myzeqe organizohet spartakiada fiskulturale. Ne kooperativen e Gores zhvillohen ndeshje te ndryshme. Ne garat e terheqjes se litarit vendin e pare e zune te rinjte e Krutjes. Volejbollistet e Bishqethmit dhe Krutjes luftojne per te zene vendin e pare ne spartakiade. (25.50m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Agim Fortuzi, Niko Theodhosi, Pashko Como, Petraq Lubonja, Jani Nano
Montazhiere Xhanfise Keko
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1960
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9:19
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit