Kodi i referencës | I/1-151 |
Titulli | Zhurnal Nr. 21, 1960 |
Suzhet 1 | Politika e jashtme paqesore. Mehmet Shehu, i cili kryesoi delegacionin tone qe mori pjese ne punimet e Asamblese se Organizates te Kombeve te Bashkuara, kthehet sot ne Shqiperi. Ne aeroport e presin udheheqes te partise dhe te shtetit. Ne kete mbledhje flet Mehmet Shehu (sinkron) ne lidhje me politiken e jashtme te vendit tone dhe gjendjen nderkombetare. Jane te pranishem Enver Hoxha, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Haki Toska. (75.80m) |
Suzhet 2 | Ne 5-vjecarin e trete ne hidrocentralin e Shkopetit. Ne hidrocentralin e Shkopetit punohet me hov ne prag te Kongresit te IV te PPSH-se. Filloi hedhja e betonit ne shtratin e lumit aty ku do te ndertohet diga e ardhshme. Aty punon kryeinxhinieri Nuri Muco. (27m) |
Suzhet 3 | Fitimtare mbi titistet dhe furtunen. Nga nje udhetim i veshtire kthehet ne atdhe motobarka “Ali Kelmendi” qe u be objekt i nje vepre barbare te jugosllaveve. Ekuipazhi i motobarkes perbehet nga kapiteni Franc Ivanaj, sekretar i organizates baze, Ramazan Dobi dhe marinaret Ismail Curri, Llazar Mone, Mustafa Allushi, Vasil Bualli, Dilaver Hoxha dhe Ilmi Reka. Marinaret shqiptare refuzuan te hiqnin nga gazeta e murit artikullin ku behej fjale per revizionizmin. Nga ana e Kuvendit Popullor, Tonin Jakova pershendet marinaret dhe u jep atyre urdhera dhe medalje trimerie. (45.85m) |
Suzhet 4 | Birra “Tirana”. Ne Tirane filloi prodhimin fabrika e birres. Tani fabrika punon me kapacitet te plote. Pamje nga prodhimi dhe mbushja e shisheve dhe tregtimi ne lokale. (37.85m) |
Suzhet 5 | Punonjes te palodhur. Ne ndermarrjen bujqesore te Maliqit ne takohemi me drejtorin Ilo Prifti. Ai ka me se 10 vjet qe punon ketu. Per pune te palodhur ai eshte bere hero i punes socialiste. (41.10m) |
Suzhet 6 | Fiskulture, sport, boks. Boksieret e Honvedit nga RP e Hungarise dhe te “Partizanit” te Ushtrise Popullore zhvilluan ndeshjen ku fitoi Selim Bardheti i “Partizanit”. Per peshen gjysem te rende ndeshet Janash Grasen me Hysen Sharren. Fitoi Hysen Sharra. (42.80m) |
Suzhet 7 | Neper bote. Kine, delegacioni yne vizitoi RP te Kines. Ne pritjen qe u dha moren pjese personalitete te Partise dhe te shtetit te Kines. Me 4 Tetor u be mitingu i miqesise Kine – Shqiperi. |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operator | Jani Nano, Sokrat Musha, Pashko Como, Agim Fortuzi, Niko Theodhosi |
Montazhier | Endri Keko |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1960 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article