Kodi i referencës | I/1-126 |
Titulli | Zhurnal Nr. 20, 1959 |
Suzhet 1 | Vizite vellazerore. Me ftesen e Komitetit Qendror te PPSH-se erdhi ne vendin tone Teodor Zhivkov, sekretar i pare i Komitetit Qendror te PK te Bullgarise. Ne aeroportin e Tiranes e priten Enver Hoxha dhe personalitete te tjera. Populli e pret me brohoritje. Teodor Zhivkov merr pjese ne manifestimin e madh fiskulturor te spartakiades se pare kombetare te organizuar me rastin e 15 vjetorit te clirimit te Shqiperise, ku moren pjese 10 mije fiskulturiste. (49m) |
Suzhet 2 | 10 Vjetori i shkolles se partise, “Vladimir Ilic Lenin”. Nxenesit dhe pedagoget festuan 10 vjetorin e shkolles. Me kete rast flet drejtori i shkolles Jorgji Sota dhe Hysni Kapo. Gjithashtu, flet dhe rektori i shkolles se larte te Partise Komuniste te BS, Mitronov. Liri Belishova shperndan dekoratat. (38.40m) |
Suzhet 3 | Ne presidiumin e Kuvendit Popullor. Me 24 shtator Haxhi Lleshi priti ne Pallatin e Brigadave te derguarin e jashtezakonshem dhe fuqiplote te Republikes se Sudanit ne Shqiperi, Sadik Ahmet Mustafa, i cili paraqiti leter kredencialet. (54.60m) |
Suzhet 4 | Per nje jete me te kulturuar. Ne kooperativen e Perondise ne rrethin e Beratit u mblodh Plenumi i Bashkimit te gruas. Referatin per nje jete me te kulturuar ne fshat e mbajti Vito Kapo, presidente e Bashkimit te Gruas. Pastaj grate vizitojne shtepite e fshatareve. (38.80m) |
Suzhet 5 | Shkembejne eksperiencen. Ne Korce u zhvillua takimi i dyte Kombetar i Rinise. Te rinjte shkembejne eksperiencen e tyre ne kooperative. Qani Babieni kryetare i kooperatives Bujqesore te Vashtemise, i riu Hamdi Spahiu. Petrit Cenolli i tregon te rinjeve eksperiencen me misrin. Mjelsja Ferdane Cabej. (80.40m) |
Suzhet 6 | Ne muajin e punes fizike. Ne Kombinatin e drurit “Nako Spiru” ben punen fizike Adil Carcani, minister i Industrise dhe Minierave i cili punon ne prerjen e rimesos. Ne keshillin teknik Adil Carcani jep mendimin e vet. (28.10m) |
Suzhet 7 | Centrali i ri telefonik. Ne Tirane behet montimi i centralit te ri telefonik, montohen kabllot nen toke, behet instalimi i aparateve te rinj me kapacitet prej 4000 numrash. Montohen makinerite e ardhura nga Republika e Cekosllovakise. (28.10m) |
Suzhet 8 | Neper bote. Vizita e Kryetarit te Keshillit Ministrave te BS, N.S Hrushov ne Pekin, per te marre pjese ne festen e 10 vjetorit te RP te Kines. Merr pjese dhe Kryetari i Keshillit Ministrave te RP te Shqiperise, Mehmet Shehu. Populli i Pekinit parakalon i gezuar me rastin e 10 vjetorit te clirimit. (51.90m) |
Teksti | Dragush Goxhi |
Regjisore | Xhanfise Keko |
Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
Operator | Sokrat Musha, Jani Nano, Mandi Koci, Hamdi Ferhati |
Montazhier | Xhanfise Keko |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1959 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 12 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article