Kodi i referencës | I/1-132 |
Titulli | Zhurnal Nr. 2, 1960 |
Suzhet 1 | Miq nga Indonezia. Ne Janar te 1960 vjen ne vendin tone per vizite miqesore delegacioni Indonezian. Ne aeroport pritet nga udheheqesit tane. Delegacioni kryesohet nga Aidit. Delegacioni viziton qytetin “Stalin”, atje ai viziton puset dhe bisedon me punetoret. Nenshkruajne deklaraten Aidit dhe Enver Hoxha, ne vizita merr pjese edhe Ramiz Alia. Me 22 Janar nenshkruhen deklaratat e marredhenieve midis popujve tane. (49.70m) |
Suzhet 2 | Ne Pallatin e Brigadave Haxhi Lleshi priti ambasadorin e Republikes Arabe te Bashkuar Mahmut Hasan Arusi per dorezimin e letrave kredenciale. (19.70m) |
Suzhet 3 | Ndryshon kryeqyteti. Ne Tirane shemben shtepite e vjetra dhe ngrihen apartamente te rinj. Pamje e pallateve duke u ndertuar, punetore duke punuar. Apartamente te rinj te mbaruar. Plane te rrugeve te Tiranes me pallate te reja e blloqe te reja banesash. (31.60m) |
Suzhet 4 | Janari ne bregdet. Pamje e bukur e maleve me debore ne bregdet. Panorame, fshataret vjelin agrume. Ne Himare behet ekspozita e agrumeve, fruta te ndryshme ne ekspozite. (41.30m) |
Suzhet 5 | Nje vit pune fizike. Me 2 Janar 1959, nje vit me pare filloi puna fizike per nepunesit dhe kuadrot drejtuese. Mehmet Shehu punon me traktor ne Kamez. Adil Carcani ne kombinatin e drurit Elbasan dhe punonjes te tjere ne kodrat e Universitetit te Tiranes mbjellin peme. Keshtu dhe ne qytetet e tjera te vendit si Korce, Sarande, qytetaret bejne punen fizike, disa femije te kopeshtit luajne. (45.80m) |
Suzhet 6 | Pushimet ne debore. Sportistet e “17 Nentorit” i kalojne pushimet ne kampin e punetoreve ne Dajt. Ata lahen me debore dhe bejne ski. (32.15m) |
Suzhet 7 | Neper bote. Gjermania Perendimore bejne demostrata kunder armatimit atomik. (17m) |
Suzhet 8 | France, nje piktor Francez ka shpikur nje vegel qe ben disa njolla ne leter. Ky eshte nje lloj arti dekadent borgjez. (16m) |
Suzhet 9 | Ne Kaliforni, SHBA gara me dema te terbuar (rodeo) te cilet i rrezojne dhe vrasin sportistet. (17.70m) |
Teksti | |
Regjisor | Ilo Pando |
Formulimi Muzikor | |
Operatorë | Sokrat Musha, Mandi Koci, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi |
Montazhier | Ilo Pando |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1960 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article