| Kodi i referencës | I/1-90 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 2, 1958 |
| Suzhet 1 | Fabrika e kadifese. Ne kombinatin e tekstileve “Stalin” behet inagurimi i fabrikes se kadifese. Mjeshtri sovjetik ndihmon punetoret e fabrikes. Repartet e ndryshme te fabrikes. Aspekte nga puna per prodhimin e kadifes deri te shitja e metrazheve ne dyqan. |
| Suzhet 2 | Ne ndermarrjen blegtorale te Mashkullores ne rrethin e Gjirokastres. Muajt e pare te vitit, lindja e qingjave, tufa te medha dhensh me qingjat e vegjel, nje qengj i vogel rrezohet. Ne kete kooperative shohim frutet e nderzimit artificial. |
| Suzhet 3 | Pervjetori i themelimit te Beratit. 2270 vjet me pare u themelua qyteti i Beratit. Kalaja e ndertuar nga iliret, nga Mihal Komneni, kisha e Shen Triadhes ndertuar ne shekullin e 14, kisha e Shen Dellise, rruget e ngushta me kalldreme, grate me shtamba ne koke shkojne per uje. Pamje e bukur e Beratit dhe nje pjese e lumit te tij. |
| Suzhet 4 | Lumi “Bistrice” ku do te ngrihet hidrocentrali i ri. Po punohet per ndertimin e tunelit te nendheshem ku do te futet uji i lumit duke nisur nga Krongji. Heroi i punes socialiste, Sali Vata, kontrollon punimet. Fshataret punojne duke dhene ndihmen e tyre per ndertimin e hidrocentralit. |
| Suzhet 5 | Ekskursion i pioniereve ne Dajt. Rrethi turistik i pallatit te pioniereve ben nje eskursion ne malin e Dajtit. Pionieret shohin me dylbi majen e malit, ata ngjiten duke kaluar perrenj. |
| Suzhet 6 | Aeroplani amerikan, shkeles i hapesires sone ajrore. Aeroplani gjuajtes amerikan i cili shkeli hapesiren e vendit tone u detyrua te ulet nga aeroplanet tane. Piloti Amerikan Houard Forenc u la i lire. |
| Suzhet 7 | Neper bote, Qipro. Patriotet e Qipros perleshen me policine kunder kolonizatoreve angleze. |
| Suzhet 8 | Luftime ne Algjeri. Legjioni i huaj, ushtaret franceze betohen perpara nisjes per luftime ne Algjeri. Luftime me patriotet algjeriane. Algjeriane te vrare. |
| Suzhet 9 | Konferenca e Bandungut. Ne Bandung u mbajt Konferenca e vendeve te Azise dhe Afrikes. Kjo Konference shqyrtoi shume ceshtje ndermjet te tjerave mbi lirine dhe pavaresine midis popujve. |
| Teksti | Niko Koleka |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
| Operatorë | Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Jani Nano, Pashko Como |
| Montazhier | Ilo Pando |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e zi |
| Viti i prodhimit | 1958 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




