Kodi i referencës | I/1-229 |
Titulli | Zhurnal Nr. 19, 1963 |
Suzhet 1 | Ne perkujtim te “5 Majit”, dites se deshmoreve. Udheheqesit e Partise dhe te shtetit vendosin kurora ne varret e heronjeve Qemal Stafa, Nako Spiro, Vasil Shanto dhe Alqi Kondi. Qindra kryeqytetas bejne homazhe ne varret e Deshmoreve te Kombit. Kryetari i Keshillit te Ministrave, Mehmet Shehu, si edhe Haxhi Lleshi, Rrapo Dervishi bejne nje vizite ne familjen e patriotit Xhaferr Hajdari qe fali gjakun e djemve dhe tre vellezerve te tij per Atdheun. Mehmet Shehu viziton familjen e Mujo Ulqinakut. Myslim Peza, Hysni Kapo dhe Abdyl Kellezi vizitojne familjen e heroit Misto Mame. (47.10m) |
Suzhet 2 | Mbledhje solidariteti me popullin kuban. Mbledhjen e hapi Josif Pashko, minister i ndertimit. Foli ne mbledhje Misto Treska. (17m) |
Suzhet 3 | Ne fushat e kooperatives Gril Omar ne rrethin e Shkodres. Kjo kooperative i ka vene rendesi te madhe rasatit te duhanit. Pamje nga fushat e mbjella dhe puna e kooperativisteve ne fusha. (27.60m) |
Suzhet 4 | Ne fabriken e konservimit te frutave e pijeve alkolike ne Berat. Kjo fabrike fitoi cmimin ne ekspoziten kombetare te industrise. Laborantja e fabrikes Vera Seferaj ben analiza te sakta te prodhimit. Ekspozite me prodhime si vera e kuqe e Beratit, raki rrushi, rrecelra dhe turshi. (29.80m) |
Suzhet 5 | Ne kuader te aktiviteteve te konferences nacionale te librit, rrethi letrar i Shkodres organizoi nje takim me fshataret e Koplikut ku foli shkrimtari Teofik Gjyli pastaj shkrimtaret dhe poetet recituan pjese nga veprat e tyre. Ne kendin e shitjes fshataret blejne botimet e fundit dhe marrin autografe nga shkrimtaret. (11.50m) |
Suzhet 6 | Ekipi i pingpongut te RP te Kines ne vendin tone. Ndeshje pingpongu midis Bajram Mustafes dhe Xhon Lau Sun. Ne ndeshje merr pjese edhe Enver Hoxha. Ndeshet Hu Tao Pen dhe Agron Reka. Ndeshet nje cift pingpongistesh kineze. Pas ndeshjes Enver Hoxha uroi pingpongistat per lojen e tyre te shkelqyer. (48.20m) |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operatorë | Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Jani Nano, Saim Kokona, Sokrat Musha |
Montazhier | Marianthi Xhako |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1963 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 7 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article