Kodi i referencës I/1-172
Titulli Zhurnal Nr. 17, 1961
Suzhet 1 Hapja e muajit te miqesise me Bashkimin Sovjetik. Ne Tirane u organizua nje miting me rastin e fillimit te muajit te miqesise me Bashkimin Sovjetik. Hapjen e beri Fiqerete Shehu, kryetare e deges se shoqerise se miqesise per Tiranen. Presidenti i shoqerise se miqesise Shqiperi – Bashkimi Sovjetik, Hysni Kapo, mban fjalimin e rastit (sinkron). Enver Hoxha ne tribune. (41.20m)
Suzhet 2 Nxenesit bejne pergatitjet per nisjen e vitit te ri shkollor, bejne dekorimin e klasave. Fillimi i vitit te ri shkollor. Me 1 Shtator gjithe shkollat e vendit hapin dyert e tyre. Nisin jeten shkollore vogelushet qe sapo lane kopshtet e femijeve. Nisin mesimet e larta ne Universitetin e Tiranes. Godina e Universitetit te Tiranes. Keto dite u inagurua ne Tirane edhe nje shkolle e re 7-vjecare. Nje vajze reciton. (40.60m)
Suzhet 3 Populli i Kolonjes nderon kujtimin e rilindasve Petro Nini Luarasi, Sali Butka, Hasan Qinani, Gani Butka dhe Muco Qulli. U be cremonia e rivarrimit te eshtrave te tyre. Inagurimi i bustit te Petro Nini Luarasit. Ne oborrin e shkolles 11 vjecare te Ersekes, u be inagurimi i ketij busti. Petro Nini Luarasi gjate sundimit otoman punoi per ceshtjen kombetare, per gjuhen e arsimin shqip. Foli profesor Skender Luarasi. (25.60m)
Suzhet 4 Gjeologet ne Gjergjan. Ne Gjergjan te Kukesit u zbulua nje vendburim i rendesishem bakri. Ketu do te ndertohet miniera e mineralit te bakrit dhe ne vitin 1963 ne Kukes do te perfundoje uzina metalurgjike per shkrirjen e bakrit. (21.90m)
Suzhet 5 Asfaltimi i rruges Lin-Pogradec. Pergatitjet e materialeve per asfaltimin e kesaj rruge. Kilometer pas kilometri po zgjatet kjo rruge e re e asfaltuar. Kalojne autobuze me turiste. (28.45m)
Suzhet 6 Gara kanotazhi (regata). Ne Durres, shoqeria per ndihme e ushtrise dhe mbrojtjes, organizoi nje gare interesante kanotazhi me pjesemarrjen e shume ekipeve, si: Durresi, Shkodra dhe Vlora. Pamje nga gara, kalojne para hotel Adriatikut. Vendin e pare e zuri ekipi i SHNUM-it te qytetit te Vlores. (25.20m)
Suzhet 7 Neper bote. Berlin Perendimor, fjalimi i Brandit per provokime te reja. Selia e Partise Socialiste e Bashkuar Gjermane, e shkateruar nga vagabondet, ardhja e Xhonsonit nen/president i SHBA-se. Bashkimi Sovjetik, Leningrad. Festa e flotes ushtarake detare. (14.30m)
Suzhet 8 Bashkimi Sovjetik, Leningrad. Festa e flotes ushtarake detare.
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë Pashko Como, Jani Nano, Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Hamdi Ferhati, Dhimiter Lala
Montazhier Shkelzen Shala
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1961
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8:49
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit