Kodi i referencës I/1-226
Titulli Zhurnal Nr. 16, 1963
Suzhet 1 Mbledhja e perbashket e keshillit Qendror te Bashkimeve Profesionale dhe Komitetit Qendror te BRP te Shqiperise mbi levizjen e brigadave te punes socialiste. Todi Lubonja e deklaroi mbledhjen te hapur. Ne mbledhje foli Gogo Nushi president i BP Rita Marko, pershendeti ne emer te Komitetit Qendror Partise Punes Shqiperise. (36.60m)
Suzhet 2 Brigada e pastrimit te puseve ne Patos. Kete brigade e drejton Zarif Saliu, dhe punon per t’u bere brigade e punes socialiste. Planin e realizon 110 per qind.
Suzhet 3 Mbledhja e miqesise me vendet e Afrikes. Me rastin e dites se lirise se popujve te Afrikes ne klubin e artisteve Tirane u organizua nje mbledhje ku foli Kryetari i Komitetit Shqiptar per mbrojtjen e paqes Kahreman Ylli, shkrimtari Shefqet Musaraj, ambasadori i Guinese Sulejman Tanshek, i ngarkuari me pune i republikes Arabe te Bashkuar, Mustafa Beloro dhe studenti Algjerian Amirush Nahsen. (22.80m)
Suzhet 4 Kooperativa e bashkuar “1 Maji” ne Shales te Elbasanit. Ne kete kooperative punohet per mbledhjen e rasatit te duhanit. Kooperativistja Xheje Allkja beri vitin e kaluar 460 dite pune. Kryetari i kooperatives Rrok Rrushaj rri ne krye te punes.(21.80m)
Suzhet 5 Ngritja e plantancioneve te agrumeve ne fshatin Kryekuq te rrethit te Lushnjes. Ketu u mblodhen 40.000 rrenje agrume. (23.25m)
Suzhet 6 Lulet e jetes. 14 Prill, festa e pioniereve te Republikes se Shqiperise. Ne mitingun e pioniereve erdhen udheheqes te Partise, prinder dhe shkrimtare. Mehmet Shehu u dergon pioniereve nje leter, u dhuron nje pelikan dhe nje motor “diezel”. Me kete rast eshte hapur ne pallatin e pioniereve ne Tirane nje ekspozite me krijime te pioniereve si qendisma, nje vinc, nje hidroplan, etj. (78m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Saim Kokona, Pashko Como, Sokrat Musha
Montazhier Ilo Pando
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1963
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit