Kodi i referencës I/1-192
Titulli Zhurnal Nr. 15, 1962
Suzhet 1 Takim i kandidateve per deputete me popullin. Ne hidrocentralin e Shkopetit per nder te 3 Qershorit, dites se zgjedhjeve per ne Kuvendin Popullor, punohet me vrull per realizimin e planit. Punonjesit e naftes kane propozuar si kandidat per deputet Simon Stefanin. Ne minieren e qymyrgurit ne Mborje Drenove, eshte zgjedhur kandidat per deputet, drejtori i saj me eksperience Zisi Avrami, per zonen elektorale nr. 74 te Korces. Roza Hila e tisazhit te Shkodres eshte deputete per zonen Nr. 158. Zooteknikja Naunka Shqepa per zonen 48 te Fierit. Taqi Lika i zgjedhur nga banoret e Vriserase te rrethit te Gjirokastres. Kooperativa e bregdetit te Himares si kandidat zgjedh Simo Milon. Pamje e liqenit te Ulzes. Populli i rrethit te Matit ka zgjedhur si kandidat per deputet kundra-admiralin Abdi Mati. Kandidati i zones elektorale Nr. 142 te Pukes, Halil Zeneli, ju flet nxenesve per kujtimet e luftes Nacional Clirimtare. Shefqet Musaraj eshte zgjedhur kanditat i zones Nr. 180. Musaraj flet sinkron. Pamje e nje salle te operacionit dhe ekipi i mjekeve me ne krye kirurgun e talentuar Petrit Gace qe ka operuar 14 zemra njerezish. Ai eshte zgjedhur kandidat ne zonen Nr. 29 te Elbasanit. Banoret e Kukesit kane zgjedhur arsimtarin e dalluar Mustafa Hoxha. Banoret e Peshkopise jane mbledhur per t’u takuar me kandidatin e tyre Haxhi Lleshi. Ne kombinatin e tekstilit “Stalin” zgjedhesit takohen me kandidatin e tyre Mehmet Shehu. Mehmet Shehu flet sinkron. Flasin punonjes te kombinatit te tekstileve. Zgjedhesit e zones elektorale Nr. 179 te Kryeqytetit takohen me kandidatin e tyre Enver Hoxha. Enver Hoxha flet sinkron per fushaten e tij si kandidat per deputet. (307.20m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Jani Nano, Sokrat Musha, Niko Theodhosi, Pashko Como, Dhimiter Lala, Haxhi Dersha
Montazhier Nuredin Cabej
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1962
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 11
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit