Kodi i referencës | I/1-121 |
Titulli | Zhurnal Nr. 15, 1959 |
Suzhet 1 | Luftetaret pararoje te industrise se rende. Ne Tirane u zhvillua konferenca e pare kombetare e punonjesve te industrise se rende. Adil Carcani, Minister i Industrise dhe minierave, mban raportin. Spiro Koleka anetar i byrose politike te KQ te Partise, pershendeti konferencen. Gogo Nushi, president i keshillit qendror te bashkimeve profesionale njoftoi dhenien e titullit “Hero i punes socialiste” te punetoreve Petro Olldashi, Rexho Idrizi dhe Shefit Hysa. Eshet i pranishem Haki Toska. (37.80m) |
Suzhet 2 | Ne presidiumin e Kuvendit Popullor. Me 6 Korrik ne seline e Presidiumit te Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi priti zotin Hasan Nurelgin, minister fuqiplote i Turqise ne RPSH i cili paraqiti letrat kredenciale. (16.60m) |
Suzhet 3 | Me emrin e heroit. Me 11 Korrik mberriti ne portin e Durresit vapori “Gjergj Kastrioti” prej 3200 tone i cili u ndertua ne Bullgari. U shkembyen fjalime midis Ministrit te komunikacionit Milo Qirko dhe drejtorit te kantierit te ndertimit te anijeve te Varnes. Bejne nje vizite ne ambientet e vaporrit ku shohin anen teknike dhe komoditetet per ekuipazhin. (38.40m) |
Suzhet 4 | Per buken e popullit. Ne token e Maliqit gruri eshte gati per korrje, e cila behet me mjete te mekanizuara. Ndermarja shteterore Bujqesore e Maliqit ka marre 27 kv grure per hektare. (39.30m) |
Suzhet 5 | Ne liqenin artificial. Rektori i Universitetit shteteror te Tiranes Zija Kellici i uron studenteve pune te mbare per hapjen e liqenit artificial te Tiranes. Studentet punojne per krijimin e liqenit, i cili do te mbaje 1 milion e 600 mije metra kub uje. Diga e liqenit fillon tek rreza e bregoreve te Shen Prokopit dhe shtrihet deri afer katundit Selite. Liqeni do te jete i gjate 500 metra, i gjere 70 metra dhe i thelle 12 metra. (27.30m) |
Suzhet 6 | Pushimet e veres. Ne kampin e pioniereve me emrin e heroit “Pal Melyshi” ka ardhur Ministri i Puneve te Brendshme Kadri Hazbiu dhe nena e heroit, se ciles pionieret i vene ne qafe shallin e kuq. Femijet vrapojne per ne det. Pioneret ne kampin e Pogradecit lahen ne liqen dhe shetisin me varka. Ne kampin e pioniereve ne Voskopoje bie boria dhe dhe pionieret bejne aktivitete e lojra ne natyre. Luajne me top dhe kercejne me muzike. (64.40m) |
Suzhet 7 | Sport. Per nder te 16 vjetorit te clirimit te Tiranes, shoqeria e SHNUM-it organizoi nje gare motorciklete nga Komiteti Ekzekutiv ne Universitet, 10 xhiro. Thanasi dhe Mullisi jane rivale ne kete motokros. Garen e fiton Mullisi. (45.50m) |
Teksti | Qeverim Celi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
Operatorë | Agim Fortuzi, Pashko Como, Hamdi Ferhati, Mandi Koci |
Montazhier | Nuredin Cabej |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1959 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article