| Kodi i referencës | I/1-120 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 14, 1959 |
| Suzhet 1 | Veper e madhe bonifikimi. Pamja e Vurgut kur ishte kenete. Ketu tani punohet per te hapur kanalin e Cukes i cili do te mbledhe gjithe ujerat e kenetes. Plasje minash dhe punime me pistolete. Per inagurimin e kanalit ka ardhur edhe Enver Hoxha i cili pershendet punonjesit ne emer te KQ te Partise dhe pret shiritin e inagurimit. (56.80m) |
| Suzhet 2 | Ne diten perkujtimore. Ne 15 vjetorin e clirimit te krahinave te Kurveleshit, vjen ketu Enver Hoxha i cili ne fjalimin e tij thote se shume djem te Shqiperise dhe sidomos nga Kurveleshi, dhane jeten per clirimin e vendit. Pastaj te gjithe vizitojne varret e deshmoreve. (85m) |
| Suzhet 3 | Pritje miqesore. Ne aeroportin e Rinasit ndalon perandori i Etiopise Selasie i pare, gjate rruges se tij per ne Bashkimin Sovjetik. Ketu ai pritet nga sekretari i pare i PPSH-se, Enver Hoxha dhe nga Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Beqir Balluku. Pamje nga ndertesa e Aeroportit te Tiranes. Aty mbahet nje banket per nder te perandorit. (37.10m) |
| Suzhet 4 | Frutat e para. Tokat e reja ne ndermarrjen lokale bujqesore te Permetit, vjelje mollesh, sperkatje e vreshatve. Po ngrihet nje kombinat i ri per perpunimin e frutave qe do te proshoje raki, vere, recel, fruta te thata, etj. (41.80m) |
| Suzhet 5 | Lulezon arti popullor. Festivali folkloristik i rrethit te Gjirokastres. Kostumet e bukura tradicionale popullore. Valle dropullite, valle e Lunxherise. |
| Suzhet 6 | Ne stadiumin e ri. Ne 8 Korrik u inagurua stadiumi i ri “Dinamo”. Fjalen e rastit e mban gjeneral Dule Ciraku dhe shiritin e inagurimit e pret Ramiz Alia. Ndeshja e pare zhvillohet ne 10 korrik midis skuadrave te ushtrise “Partizani” dhe “Vorvarts” (Vorwärts) e RDGJ. Portieri Maliqati ruan porten. Ne minuten e 40, gjermanet shenuan golin e pare me Kaufman dhe ne minuten e fundit Kraja i “Partizanit” barazoi 1 me 1. (67.60m) |
| Teksti | Qeverim Celi |
| Regjisor | Xhanfise Keko |
| Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
| Operator | Agim Fortuzi, Dhimiter Lala, Pashko Como |
| Montazhiere | Xhanfise Keko |
| Zëri | Xhevat Behri |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1959 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 10:12 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




