Kodi i referencës | I/1-118 |
Titulli | Zhurnal Nr. 12, 1959 |
Suzhet 1 | Ardhja e delegacionit parlamentar korean. Ne ditet e para te qershorit vjen ne vendin tone delegacioni parlamentar korean i kryesuar nga Coi Jon Gen. Ne aeroport pritet nga Haxhi Lleshi dhe Manush Myftiu, Liri Belishova, Mehmet Shehu, Beqir Balluku. Haxhi Lleshi u uron mireseardhjen miqve. Ne emer te delegacionit korean flet Coi Jan Gen. Jane te pranishem edhe Hysni Kapo, Spiro Koleka, Gogo Nushi, Ramiz Alia, Haki Toska. Ne presidiumin e Kuvendit e Popullor delegacionit i behet nje pritje e perzemert. Gjithashtu, ne Komitetin Qendror priten nga sekretari i PPSH-se, Enver Hoxha. Delegacioni vendos kurora ne varret e deshmoreve. Delegacioni ben nje vizite ne Elbasan ku pritet nga populli. Me kete raste u organizua nje miting ku flet Haxhi Lleshi dhe Coi Jon Gen. Delegacioni viziton fabriken e perpunimit te naftes ne Cerrik, ketu organizohet nje miting ku foli Coi Jon Gen dhe u dorezoi punetoreve nje flamur te kuq. Gjithashtu delegacioni shkon ne Peze. Coi Jon Gen ne mes te fshatareve te cilet i kane dhuruar nje qeleshe dhe nje cibuk. Kuvendi Popullor i dekoroi me medalje te larta anetaret e delegacionit korean. Haxhi Lleshi u jep dekoratat. Me 10 Qershor miqte u larguan nga Tirana. Ne aeroportin e Tiranes kishin dale per ti percjelle udheheqesit e partise dhe te shtetit si dhe personalitete te akredituara ne Shqiperi. (223.70m) |
Teksti | Shkelzen Shala |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
Operator | Agim Fortuzi, Mandi Koci, Pashko Çomo |
Montazhier | Shkelzen Shala |
Zëri | Xhevat Behri |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1959 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 8:15 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article