Kodi i referencës I/1-116
Titulli Zhurnal Nr. 10, 1959
Suzhet 1 Ne Presidiumin e Kuvendit Popullor. Me 30 prill festohet 60 vjetori i Myslym Pezes. Ne kuvendin popullor ai dekorohet me urdherin e lirise se klasit te pare. Ne ceremonine e dorezimit te titullit ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Pilo Peristeri, Kadri Hazbiu. (19.30m)
Suzhet 2 Drita elektrike ne fshat. Ne fshatin e rivieres, ne Borsh, erdhen dritat elektrike. Turbina vihet ne levizje nga mekaniku. Ne nje shtepi te fshatit nje grua e moshuar ndez celesin e dritave kurse nusja shuan llamben. Ne shtepi jane mbledhur te degjojne radion. (29.20m)
Suzhet 3 Punime ne hidrocentralin e ri. Ne sektorin e Muzines vijojne punimet per ndertimin e hidrocentralit te Bistrices, per hapjen e kanaleve per grumbullimin e ujrave. Punimet ketu i drejton inxhinieri Robert Plumbi. Eshte edhe ministri Aleks Verli i cili eshte duke kryer muajin e punes fizike. Gjithashtu, punohet per hapjen e tunelit nga ana tjeter. (23.70m)
Suzhet 4 Pervjetor i shenuar. Ne Tirane behet mbledhja e organizuar nga Komiteti per mbrojtjen e paqes. Flet nenkryetari i Komitetit Kole Paparisto. Flet nje nene deshmori etj. (23.70m)
Suzhet 5 Mesim praktik. Klasa e katert e teknikumit bujqesor ne Fier. Ne klase pedagogu Vasil Baltadori u shpjegon mesimin nxenesve. Nxenesit e bejne praktiken ne fushe, ne vreshta ku u flet agronomi Agron Floqi, i cili u flet mbi semundjen e hardhise dhe masat per mbrojtjen. Gjate vitit do te dalin 40 agronome te mesem. (34.25m)
Suzhet 6 Punime artistike ne kooperativen e artizanatit dhe prodhimeve artistike ne Tirane. Manekinet qe me pare vinin nga jashte, tani prodhohen ketu. Ne sektorin e abazhureve behen abazhure te bukur elektriku. Punimet ne repartin e pirografise. (35.30m)
Suzhet 7 Sukses i pare. Ne kopeshtin numer 9 te kryeqytetit, i vogli Shpetim Tucka fiton diplome per vizatimet e tij ne nje ekspozite qe u mbajt ne Londer. Diploma i dorezohet ne kopesht. (19.60m)
Suzhet 8 Neper bote. Moske, parada e 1 Majit, ne tribune Malinovski pershendet per festen e 1 Majit, parakalojne ushtria me armet moderne dhe masat. (35.60m). Kine, Pekin. Populli parakalon per feste. Ne tribune Mao Ce Dun (23.80m)
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor Xhanfise Keko
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operatorë Agim Fortuzi, Pashko Çomo, Mandi Koci
Piktor Namik Prizreni
Montazhier Xhanfise Keko
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1959
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit