Kodi i referencës I/2-34
Titulli Zeri i popullit shqiptar
Sinopsi Filmi fillon me disa kuadro te mbledhjes se Keshillit Boteror te Paqes ne Vjene. Mbas nje plani te Tiranes, disa gazeta shpalosen. Ato permbajne thirrjen e keshillit boteror per paqen. Ne shoqerine e miqesise mblidhet Komiteti Shqipetar per mbrojtjen e paqes per te shqyrtuar thirrjen e keshillit boteror te paqes mbi remilitarizmin e Gjermanise dhe pergatitjen nga qarqet imperialiste te nje lufte atomike. Mbledhjen e deklaron te hapur kryetari i komitet sh. Medar Shtylla. Fjala e anetareve shoqerohet me materiale nga shkaterrimet e luftes ne Shqiperi, Kore, nga efektet e luftes bakterologjike etj. Flasin Kol Paparisto, doktoresha Meri Gusho, Isuf Alibale. Centrali atomik ne B. S. Mbledhja aprovoi njezeri thirrjen. Anetaret e Komitetit dhe gjithe populli nenshkroi thirrjen. Ne qytetin “Stalin” nenshkruajne heroi Ndreko Nakuci, stakanovisti Veli Allibej etj. Punetoret e hidrocentralit “Enver”, fabrikes se cimentos. Ne miniere Mborje – Drenove. Ne ekuipazhin e anijes “luftetari” firmosin. Ne qytet dhe ne fshatrat e atdheut toni si ne Borove nenshkruajne Tace Cunge qe i masakruan djalin dhe 12 vete nga farefisi. Ne Tirane e firmosin njerez te artit dhe te kultures, si edhe punonjesit. Shkrimtari Zihni Sako, Profesor Aleksander Xhuvani. Mjeket doktor Xhavit Gjata, shkrimtari Shiroka, Bozo, Glozheni dhe nje nene me femije te vogel (Vito Hanxhari) shoqerohen me shkaterrime dhe vrasje nga lufta. Nenshkruajne rojet e kufirit dhe mbare populli shqiptar.
Çmime
Skenarist
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor Endri Keko
Kompozitor
Operator Mandi Koci Jani Nano Sokrat Musha Agim Fortuzi Hamdi Ferhati
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1955
Viti i premierës 1955
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit