Kodi i referencës I/2-73
Titulli Vizitoni Shqiperine
Sinopsi Filmi fillon me panorama te bukura te plazhit te Durresit dhe me pas te portit. Vaporri “Transilvania” ne port. Nga vaporri zbresin turistet qe kane ardhur per te vizituar Shqiperine. Ato vijne me autobuz ne hotel “Turizmin” e Durresit (Hotel Adriatiku). Ne mes te turisteve eshte nje cift i ri gjerman. Ne hotel atyre u japin nje dhome te bukur me ballkon nga ku ata mund te shohin detin e bukur plot njerez. Turistet lahen ne det, shetisin me varka etj. Disa femije bejne nje sirene me rere. Kampi i pushimit ne Dhermi, deti i paster dhe nje notar nen uje. Panorame e bukur e fshatit Dhermi. Nje panorame marsi nga Llogaraja ku duket lugina dhe deti me dallge. Pamje e maleve me debore dhe mjegull ku kullosin bagetite, nje katarakt. Disa gjuetare shkojne per gjah, peshkataret rregullojne rrjetat. Ja dhe Butrinti turistik. Turistet vizitojne monumentet antike te Butrintit. Shkodra, panorama te saj dhe te kalase se Rozafatit. Qyteti i Krujes dhe kalaja e Skenderbeut. Kalaja e Beratit, kisha prane kalase. Gra te veshura me kostume kombetare punojne neper shtepi. Dy pleq malesore nga Peshkopia pijne duhan. Grate mbushin uje ne cezem dhe punojne leshin, tjerrin, bejne qilima etj. Ne ekspozite kane vene punime artizanati si, komplet gotash, etj. Nje vajze turiste pranon shallin e artizanatit. Ka pamje te bukura nga hidrocentrali dhe nga qytetit i Tiranes si pallati i Komitetit Qendror, Hotel “Dajti”, etj. Panorama nga Saranda, Pogradeci, Vlora etj. Ne hotel “Turizmin” e Vlores, turistet kercejne, shetisin ne det me motorskaf. Panorama te bukura, perendimi i diellit, fiq deti, kaktuse te medhenj, fshat malor dhe male.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor Shkelzen Shala
Formulimi muzikor Ismail Balla
Operator Agim Fortuzi
Piktor Namik Prizreni
Montazhier
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Dokumentarë
Kroma Bardhe e zi
Viti i prodhimit 1958
Viti i premierës 1958
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 16:32
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Neper qytete te ndryshme te Shqiperise
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Film dokumentar turistik mbi viziten e turisteve te huaj ne Shqiperi. Per filmin jane shfrytezuar edhe materiale nga arkiva.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit