Kodi i referencës | I/2-921 |
Titulli | Vizita e delegacionit Francez ne Shqiperi |
Sinopsi | Me ftese te ministrise se Puneve te Jashtme vizitoi Shqiperine nje delegacion i Ministrise se Puneve te Jashtme te Frances i kryesuar nga sekretari i shtetit prane ministrise per marredhenie me jashte Zhan Mishel Bajle. Delegacioni u prit ne aeroportin e Rinasit nga zv/ministri i puneve te Jashtme te R.P.S.Shqiperise Sokrat Plaka, ambasadori i Shqiperise ne France, Maxhun Peka dhe nga ambasadori i Frances ne R.P.Shqiperise, Filip Lengren. Pritja qe i beri delegacionit Ministri i Puneve te Jashtme Reiz Malile ku u zhvillua nje bisede e ngrohte miqesore. Ne pritje merrnin pjese Sokrat Plaka, Mexhun Raka, dhe Filip Lengren. Bisedimet midis dy paleve te kryesuar nga pala shqiptare Sokrat Plaka dhe nga pala franceze nga Zhan Mishel Bajle u zhvillua rreth zhvillimit te metejshem te marredhenieve ne fusha te ndryshme. Kryetari i Keshillit te Ministrave Adil Carcani priti delegacionin francez. Zhan Mishel Bajle i dorezoi Adil Carcanit nje mesazh miqesor te presidentit francez Fransua Miteran, per kryetarin e presidiumit te kuvendit popullor Ramiz Alia. Delegacioni francez vizitoi shkollen e gjuheve te huaja dhe Universitetin e Tiranes. Biseda midis pedagogeve dhe anetareve te delegacionit. Aspekte nga nje ore mesimi ne katedren e gjuheve te huaja. Ministrja e Arsimit Tefta Cami pret delegacionin. Ministri i Tregetise se Jashtme Shane Korbeci pret delegacionin. Aspekte nga bisedimet. Delegacioni vizitoi dhe Muzeun Historik Kombetar dhe ekspoziten “Shqiperia Sot”. Vizitoi edhe muzeun e Krujes. Pamje e kalase dhe sallave te muzeut. Pamje e hidrocentralit “Enver Hoxha” te Komanit. Delegacioni ben vizite ne kete veper te madhe te energjitikes sone. Pamje e sallave te makinerive, te nje tuneli etj. Ne kete vizite delegacioni shoqerohet nga Sokrat Plaka. Vizite ne Shkoder ku delegacioni u prit nga Kryetari i K.E.rrethit Skender Dema. Ne hotel “Rozafa”, per nder te miqeve, shtrohet nje dreke. Vizite ne fermen e Shtoit. Delegacioni largohet nga vendi yne dhe ne Rinas percillet nga Sokrat Plaka. Avioni duke u larguar. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Kujtim Gjonaj |
Kompozitor | Nina Harito |
Operator | Niko Treni |
Piktor | |
Montazhier | Nazmie Sula |
Zëri | Skender Nuzi |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1985 |
Viti i premierës | 1985 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 10 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article