Kodi i referencës | I/3-225 |
Titulli | Vdekja e kalit |
Viti i prodhimit | 1992 |
Viti i premierës | 1992 |
Sinopsi | Bazuar në historinë sa tragjike aq edhe të vërtetë të nje trajneri kuajsh rebel, VDEKJA E KALIT me regji të Saimir Kumbaros, ishte filmi i parë antikomunist që u prodhua menjëherë pas rënies së diktaturës. Kjo është historia e kuajve të njohur të rracës Arba. Në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili ngriti fermën e parë të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje. Kjo shënoi fillimin e ekzekutimit të kuajve. Agroni në “Vdekja e kalit”, shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjyqi ushtarak. Gazeta pariziane “La nuit” e cilëson filmin si autopsi te diktaturës. |
Çmime | Timo Flloko u shpall aktori më i mirë i Festivalit të X të Filmit Artistik, Maj 1995, dhe u nderua me kupen e Festivalit per rolin e Agronit. Regjisori Saimir Kumbaro dhe piktori i filmit Arben Basha u nderuan me madaljonin e Festivalit. |
Skenarist | Nexhati Tafa |
Teksti | |
Regjisor | Saimir Kumbaro |
Kompozitor | Rene Aubry |
Operator | Bardhyl Martiniani |
Piktor | Arben Basha |
Regjisore Montazhi | Neriman Furxhi |
Zëri | Ilir Gjata |
Aktorë | Timo Flloko, Raimonda Bulku, Niko Kanxheri, Fitim Makashi, Luan Qerimi, Tinka Kurti, Bedri Jashari, Harilla Vjero, Ferdinand Radi, Xhemal Koçi, Agron Mema, Darling Çapeli, Lutfi Zyko, Luljeta Sallaku. |
Kategoria | Film artistik |
Kroma | Ngjyra |
Numri i akteve | 8 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 76 min |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Vendi i xhirimit | Tiranë |
Producenti | Albafilm studio |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article